Kosova
Rriten eksportet kosovare drejt Zvicrës
Kosova është bërë një destinacion i ri «Near Offshore» brenda pak viteve.
Në vitin 2020, eksportet kosovare në Zvicër u rritën me 35 %, trendi i tillë ka vazhduar. Kjo është një nismë e mbarë mes dy shteteve, ku edhe Kosova po rrit eksportet drejt Zvicrës dhe anasjelltas, shkruan albinfo.ch.
“Në vitin 2020 Zvicra u ngjit në vendin e katërt të eksporteve kosovare (sidomos me mobilje, materiale plastike dhe metale), që arritën shumën prej më se 40 milionë CHF”, shprehet për albinfo.ch Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Akoma më e dukshme është rritja e ndjeshme e eksporteve në industrinë e shërbimeve, veçanërisht në sektorin e TIK-ut, të cilat me plotkuptimin e fjalës u dyfishuan në vitin përgjatë viteve, veçmas në vitin 2020.
Falë popullatës së saj të re dhe të kualifikuar dhe përparësisë së afërsisë gjeografike (gjë që është marrë në konsideratë dhe ka fituar rëndësi gjatë pandemisë), Kosova është bërë një destinacion i ri «Near Offshore» brenda pak viteve. Fakti që Kosova është vendi me numrin më të madh të gjermanofolësve në Evropën Juglindore paraqet një përparësi të qartë krahasuar me vendet fqinje”, tha Kolly.
Këto mundësi shumë premtuese dhe perspektiva e një zgjerimi të tregtisë kanë rezultuar në themelimin e një Shoqate Ekonomike Zvicerano-Kosovare (OEZK) nga investitorë zviceranë dhe kosovarë në majin e këtij viti. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026