Kosova
Kosova pëson rënie të eksporteve
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë me 30.5% në muajin qershor 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 418,1 milionë euro krahasuar me deficitin 320,4 milionë euro në vitin 2021.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se deficiti tregtar në muajin qershor është rritur me 30.5 për qind krahasuar me vitin e kaluar, pasi është rritur edhe importi.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar në vlerë prej 418.1 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 320.4 milionë eurosh në vitin 2021.
Sipas ASK-së, eksporti i mallrave në muajin qershor kishte vlerën 74.6 milionë euro, ndërsa importi 492.8 milionë euro, që është një rritje prej 2.4 për qind për eksport dhe 25.3 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 24.3 për qind të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18.6 për qind të eksporteve e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 14.7 për qind të eksporteve e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt të tjerë prej tyre; 8.6 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.5 për qind e përbëjnë produktet minerale; 4.2 për qind artikujt prej guri, allçie, prodhimet e qeramikës dhe qelqit, e të tjera. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.4 për qind të importeve e përbëjnë produktet minerale; 12.8 për qind të importeve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.4 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.3 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 7.5 për qind mjetet e transportit; 7.4 për qind plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 6.8 për qind të importeve e përbëjnë produktet e industrisë kimike, e të tjera”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
E-Diaspora
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können...
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën