Lajme
Kosova, pesë muaj në krizë
Analistët politikë nuk i përjashtojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme si alternativë për ta zgjidh krizën politike në Kosovë. Sipas tyre, Kosova është futur në krizën më të madhe politike
Kanë kaluar 4 muaj nga koha kur Kosova mbajti zgjedhjet e pesta parlamentare, por nga 8 qershori partitë politike nuk po arrin ta gjejnë formulën e koalicionit qeverisës. Që nga muaji maj kur u shpërbë Kuvendi i Kosovës, më shumë 20 agjenci të pavarura kanë mbetur pa borde drejtuese, ndërsa shumë proces kanë mbetur të bllokuar.
Analistët në Prishtinë këtë gjendje po e cilësojnë si krizën më të madhe politike e institucionale në gjithë historinë 15 vjeçare të Kosovës.
Madje duke u bazuar në deklaratat e përfaqësuesve të dy blloqeve politike, PDK-së në njërën anë, që ka dalë e para në zgjedhjet e 8 qershorit dhe Bllokut katër partiak-VLAN, (LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje) në anën tjetër, që janë pozicionuar kundër partisë fituese, s’ka shenja “jete” se mund të zgjidhet pa ndërmjetësim.
Bllokimit të këtij procesi ia ka kontribuar edhe Gjykata Kushtetuese e cila i ka dhënë të drejtën e pakontestueshme Partisë Demokratike të Kosovës që drejtohet nga kryeministri Hashim Thaçi, që ta zgjedh kryetarin e Kuvendit. Mirëpo PDK ka dështuar dy herë ta bëj këtë, sepse koalicioni i katër partive opozitare, e ka shumicën në Kuvend.
Aktualisht, procesi ka mbetur “ngërç” ndërmjet partisë fituese që nuk i ka numrat në Kuvend, dhe partive që i kanë numrat, por nuk e kanë të drejtën kushtetuese t’i formojnë institucionet, Kuvendin dhe Qeverinë.
Më mirë zgjedhje se kryeministër konsensual
Adrian Çollaku është kryeredaktor i gazetës “Blic”. Ai tha për Albinfo.Ch, se kriza institucionale ka reflektuar kryesisht në punën e institucioneve vendore, sidomos tek agjencitë e ndryshme, të cilat dalin nga Kuvendi i Kosovës.
“Kosova tash e sa muaj nuk ka Kuvend dhe është me një qeveri në detyrë, e cila nuk e ka mandatin që të marrë vendime të rëndësishme, dhe si pasojë, sot me njëfarë forme edhe kemi paralizim të jetës institucionale dhe politike”, konsideron Çollaku, sipas të cilit, shpresat për dalje nga kriza janë, por mungon gatishmëria.
Opsioni i parë, sipas tij, është që PDK të lëshoj pe, ose të dorëzohet për shkak se Blloku opozitar nuk e ka ndërmend të përçahet, për faktin se nuk i ka numrat. Në rast që nuk e pranon këtë PDK, atëherë sipas Çollakut, vjen në konsiderim ndërhyrja ndërkombëtare, që do të jetë më pak opsionale.
“Në rast se do të ndodh opsioni i dytë, pra nëse do të kemi ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, atëherë nuk përjashtohet mundësia që të kemi edhe një kryeministër nga “zarfi”, apo një kryeministër konsensual”, deklaroi Çollaku, sipas të cilit, alternative më e mirë do të ishte shkuarja në zgjedhje se sa kryeministër pa “ndikim”.
Ndërsa analisti Fadil Lepaja e sheh pak më ndryshe krizën politike dhe atë institucionale.
Ai tha për Albinfo.Ch, se qeveria në detyrë që drejtohet nga PDK e ka kuptuar fundin e saje, prandaj nëpërmjet zvarritjes së procesit, po mundohet të përfitojë sa më shumë nga kjo gjendjen, e veçanërisht edhe nga agjencitë e pavarura shtetërore.
“Këto borde edhe ashtu deri më tani janë udhëhequr në mënyrë joformalë dhe mbi baza partiakë”, shprehet Lepaja, i cili po ashtu akuzoi këtë nomenklaturë qeverisës për subjektivizëm.
“Kjo gjendje tregon më së miri qëndrimin e kësaj grupe qeverisëse për të bllokuar çdo segment të jetës publike. Prandaj nuk mendoj së më këtë grup është i mundur kompromisi politik”, deklaroi Lepaja, sipas të cilit, për Bllokun më i keq është kompromis me PDK-në se sa shkuarja në zgjedhje.
Ndryshe, kiza politike ka prekur rreth 20 agjenci të pavarura, shumica prej të cilave kanë mbetur pa borde funksionale dhe rrjedhimisht nuk funksionojnë. Prej tyre, ashtë funksionit vendimmarrës është Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), Agjencia e Konkurrencës, e Mbrojtjes nga Rrezatimit etj…
Të intervenojë presidentja Jahjaga
Disa nga analistët, ndërkaq besojnë se me ndërmjetësimin e presidentes Atifete Jahjaga mund të gjendet një kompromis. Madje edhe vetë i nominuari i bllokut opozitar për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se pas kthimit të Jahjagës nga SHBA, do të gjendet një marrëveshje.
Sipas Haradinajt, presidentja do të duhet, t’ia jap mundësinë Bllokut katër partiak, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, që ta bëj qeverinë. Ajo të hënën ka takuar liderët politik dhe u ka rekomanduar që të merren evsh sa më aprë për krjimin e institucioneve.
Mirëpo publicisti dhe analisti Halil Matoshi ditë më parë ka thënë se presidentja nuk e ka fuqinë që ta zgjidhë krizën.
“Dyshoj që presidentja e Kosovës e ka këtë fuqi politike edhe intelektuale e morale që të bëjë një prerje, andaj unë shoh që do të ketë disa përpjekje, por mundësia e vetme duket se do të mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Matoshi.
Sipas tij, Jahjaga nuk ka fuqi që të marrë një vendim të tillë që të tejkalohet ngërçi politik. Mbështetjen e SHBA-së dhënë presidentes Jahjaga, Matoshi nuk e sheh si ndërhyrje, por thotë që Jahjaga i ka dy zgjidhje për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale.
“Ajo duhet t”i japë të drejtën ose PDK-së ose Bllokut, këtu Gjykata Kushtetuese nuk e ka sqaruar, përkundrazi vetëm sa e ka komplikuar situatën, prandaj presidentja duhet ta sqarojë publikun kosovar, jo vetëm subjektet politike dhe liderët, por edhe të gjithë qytetarët e Kosovës se kush ka të drejtë ta propozojë dhe ta zgjedhë kryeparlamentarin”, mendon Matoshi.
Ndryshe, me 2 tetor është seanca e ardhshme inauguruese e Kuvendit të Kosovës. Në këtë seanca, që është e treta me përmbajtje “inaugurimi”, PDK do të propozojë sërish kandidatin për kryetar të Kuvendit, që do të jetë Arsim Bajrami. Ndërsa blloku VLAN e ka kandidat Isa Mustafën, por ky i fundit nuk e ka mundësinë e kandidimit, deri në një vendim tjetër.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve