Integrimi
Kosova përmbush kushtet: Zvicra i thotë OK negociimit të marrëveshjes për pensionet
Në emër të Zyrës Federale për Sigurime Sociale për albinfo.ch flet shefi për komunikim i kësaj zyre, Harald Sohns
Vendimi i Qeverisë së Zvicrës mbi fillimin e negociatave me Kosovën për lidhjen e një marrëveshjeje të re për sigurimet shoqërore, ka bërë jehonë të madhe në opinionin zviceran dhe atë kosovar. Ai i jep fund një agonie që po zgjat tash pothuaj shtatë vite, mbi kurriz të pensionistëve kosovarë që kanë vendosur të kthehen nga Zvicra për të jetuar në Kosovë. Atyre, mbi bazën e një vendimi të Këshillit Federal, që nga 1 prilli i vitit 2010 u ishte ndërprerë dërgimi i pensioneve të moshës dhe atyre të invaliditetit.
Nga data e përmendur janë dëgjuar shumë ankesa prej tyre dhe shumë përgjigje negative nga autoritetet zvicerane. Në të njëjtën kohë nuk kanë pushuar as përpjekjet nga anë të ndryshme, (kryesisht nga sindikatat zvicerane dhe aktivistët shqiptarë në kuadrin e tyre) për lidhjen e serishme të kësaj marrëveshjeje dhe kritikat për mungesë aktivizimi në nivel të duhur të autoriteteve të Kosovës në këtë drejtim.
Sidoqoftë, lajmi i sotëm jep shpresë për një dritë në fund të tunelit, edhe pse përmbyllja e procesit mund të marrë dy deri në 3 vjet.
Për të sjellë më shumë dritë në këtë proces, albinfo.ch ka marrë edhe qëndrimin e Zyrës Federale për Sigurime Sociale. Në emër të kësaj zyre, pyetjeve tona i është përgjigjur shefi për komunikim i kësaj zyre, Harald Sohns.
Albinfo.ch: Sot është publikuar vendimi mbi fillimin e negociatave për lidhjen e marrëveshjes së re me Kosovën për sigurimet sociale. A mund të na tregoni për lexuesit tanë se çfarë aktivitetesh të autoriteteve zvicerane dhe atyre kosovare i kanë paraprirë këtij vendimi?
Sohns, BSV: Që nga viti 2010 Zyra Federale e Sigurime Shoqërore (BSV) dhe autoritetet kosovare kanë qenë vazhdimisht në kontakt mes vete, në veçanti në nivel ekspertësh, por ka pasur edhe takime në nivel ministrash. Zvicra i ka bërë të qartë Kosovës se çfarë kërkesash shtron ajo për jetësimin korrekt të negocimit të një marrëveshjeje. Kosova nga ana e saj është përpjekur në drejtim të sigurimit të dëshmive përkatëse të kërkuara nga ne. Verën që shkoi përfundimisht ishte bërë testimi i bashkëpunimit praktik me autoritetet kosovare përmes pilot projekteve.
Albinfo.ch: Si e shihni ju tash situatën: A është punuar çfarëdoqoftë në Kosovë në këtë periudhë, që ka mundësuar Zvicrës t`i fillojë negociatat?
Sohns, BSV: Kosova ka arritur të dëshmojë se ajo ka ndërtuar infrastrukturën e nevojshme dhe e ka zhvilluar në mënyrë adekuate juridiksionin e saj në fushën e sigurimeve sociale. Pilot projektet e realizuara këtë vit kanë treguar në testimin e tyre praktik se shkëmbimi i dhe bashkëpunimi në mes të dy sistemeve të sigurimit social sot funksionon.
Albinfo.ch: Çfarë do të ndodhë me ata që deri tash (dhe sipas të gjitha gjasave edhe 2-3 vitet në vijim) nuk i kanë marrë pensionet e tyre në Kosovë? A do t`i marrin mbase ato në mënyrë retroaktive?
Sohns, BSV: Për momentin, kësaj pyetjeje mund t`i përgjigjemi vetëm në mënyrë përgjithësuese: Parimisht, pagesat mund të llogariten vetëm nga ai moment kur një marrëveshje hyn në fuqi. Marrëveshjet e reja parimisht nuk prodhojnë efekte retroaktive.
Albinfo.ch: A mund të jepni ndonjë vlerësim mbi numrin e njerëzve të prekur nga mosfunksionimi i marrëveshjes për sigurimet sociale?
Sohns, BSV: Mjerisht është e pamundur të bëhet një vlerësim në kuptim të numrave.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën