Kosova
Kosova përfiton mbi 90 milionë euro nga Projektligji për marrëveshje financiare me BE-në
Është bërë e ditur se Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Kosovës dhe BE-së, përcjell albinfo.ch.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj theksoi se me miratimin e këtij projektligji mund të mundësohen investime të konsiderueshme në arsim, energji e sektorë të tjerë.
“Me këtë projektligj aprovojmë marrëveshjen që mundëson që Kosova të përfitojë 90.2 milionë euro në formë projektesh nga BE-ja, të realizuar në formë granti me donatorë të tjerë, nga huamarrja nga Banka Zhvillimore, bashkëfinancim me Qeverinë e Kosovës, për periudhën buxhetore 2020-2023. Zbatimi mund të ndryshojë nga procedurat dhe zyra e BE-së dhe me miratimin mundësohen investime të konsiderueshme”, tha ai.
Në mbledhjen e Qeverisë është votuar edhe projektbuxheti për vitin 2021. Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro, 200 milionë euro më pak se buxheti i vitit 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor