Lajme

Kosova përfiton 26 milionë euro nga BE-ja për menaxhimin e pandemisë

Qeveria e Kosovës do të nënshkruajë kontratë me Bashkimin Evropian për pranimin e 26.5 milionë eurove për të përballuar pandeminë COVID-19.

Kjo kontratë, e cila do t’i ndihmojë ekonomisë së vendit, do të nënshkruhet nesër.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian /Përfaqësuesi Special i BE-së, Tomáš Szunyog dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nesër do të nënshkruajnë një kontratë me vlerë prej 26.5 milionë euro, e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19.

Pagesa e parë prej 20.5 milionë pritet të realizohet para fundit të këtij viti.