Kosova
Kosova përfiton 1.7 milionë euro nga Qeveria gjermane
Qeveria e Kosovës ka siguruar 1.7 milionë euro, të dhuruara nga Qeveria e Republikës Federale e Gjermanisë, si asistencë teknike për afat kohor 2 vjeçar, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ky përfitim erdhi në kuadër të një marrëveshjes për implementimin e Projekteve të Bashkëpunimit Teknik. Marrëveshja është nënshkruar nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, drejtori i GIZ-it për Kosovë, David Oberhuber dhe Udhëheqësi i Projektit për Energji i GIZ-it, Avni Sfishta. Objektivi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i kornizës ligjore dhe teknike për implementimin e kërkesave të Komunitetit Evropian të Energjisë, të ndërlidhura me energji dhe klimë.
Ndër të tjera, GIZ do t’i ofrojë Ministrisë së Ekonomisë edhe ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, staf mbështetës, mbulim të shpenzimeve administrative, si dhe trajnime të ekspertëve për implementim të projektit.
Ky projekt, përpos dobisë financiare, mban rëndësi thelbësore për programin qeverisës të Ministrisë së Ekonomisë, e cila fokus primar e ka tranzicionin e drejtë dhe të qëndrueshëm energjetik, duke e marrë parasysh edhe përballueshmërinë financiare.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje e forcon më tutje bashkëpunimin zhvillimor mes Kosovës dhe Gjermanisë. Ky projekt është vazhdimësi e bashkëpunimit afatgjatë mes Kosovës dhe Gjermanisë, ku gjatë 22 viteve Kosova ka përfituar 660 milionë euro, duke ndihmuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe shndërrimin e Kosovës në një partner për komunitetet trans-atlantike dhe evropiane.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Gjërat kryesore që duhet të keni parasysh kur krahasoni tarifat e sigurimit shëndetësor zviceran Nëse po përpiqeni të gjeni çmime më të lira për vitin 2025, mund të shfletoni të...
-
SBB dëshiron të ridizajnojë vagonët e saj për të përmbushur më mirë nevojat e pasagjerëve
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”