CH-Ballkani
Kosova përballë protestave të opozitës dhe zgjedhjes së presidentit
Derisa opozita po përgatitet për të protestuar të mërkurën me 17 shkurt, në ditën e Pavarësisë, mazharanca po përgatitet për zgjidhjen e presidentit të Kosovës, që sipas marrëveshjes do të jetë Hashim Thaçi
Kosova ka hyrë në muajin e gjashtë të bllokadës më të madhe politike, ndërsa hendeku i ndarjeve ndërmjet dy krahëve, opozitës dhe koalicionit, është thelluar edhe më shumë. Derisa opozita po përgatitet për të protestuar të mërkurën me 17 shkurt, në ditëlindjen e tetë të Pavarësisë, mazhoranca po përgatitet për zgjidhjen e presidentit të Kosovës, që sipas marrëveshjes për koalicion (PDK-LDK), do të jetë Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër, njëherësh ministri i Jashtëm i Kosovës.
Seanca solemne për zgjedhjen e Presidentit, sipas përfaqësuesve të Qeverisë, do të mbahet gjatë këtij muaji, respektivisht brenda kësaj jave. Megjithatë afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit, sipas ligjit, është 9 marsi, një muaj para se presidentes aktuale, Atifete Jahjaga t’i skadojë afati 5-vjeçar.
Zëvendëskryeministër Thaçi, është i bindur se do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës, madje një president me konsensusin më të gjerë politik, “sa i përket vullnetit të popullit, të përfaqësuar përmes deputetëve në Parlament”. Thaçi ka ftuar partitë opozitare, siç ka thënë ai, “humbëse të zgjedhjeve”, që të respektojnë vullnetin e popullit.
Por, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe opozitare, janë deklaruar të gatshme për mbajtjen protestës së 17 Shkurtit. Kjo protestë, sipas opozitës, do të jetë më e madhja që është mbajtur ndonjëherë në Kosovën e pasluftës.
Kjo është protesta e dytë e opozitës gjatë këtij viti, e para ishte me 9 janar, ku morën pjesë dhjetëra mijëra protestues. Edhe pse ishte thirrur paqësore, protesta e 9 janarit kaloi në dhunë, duke u përdorë koktej mlotovi në drejtim të policisë dhe objektit të Qeverisë, ndërsa policia përdori gazin lotsjellës. U arrestuan dhjetëra protestues ndërsa u lënduan disa policë.
Shkas për krizën politike gjashtë mujore u bënë dy marrëveshjet, që kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, nënshkruan me Serbinë dhe Malin e Zi.
Njëra marrëveshje parashikon themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që sipas opozitës, krijon një Republika Srpska në Kosovë, e ngjashme me atë në Bosnjë. Dhe e dyta, është Marrëveshja me Malin e Zi për Demarkacionin e kufirit. Me këtë marrëveshje, sipas opozitës, Malit të Zi i falen 8300 hektarë tokë.
Demarkacioni me Malin e Zi, është njëri nga kushtet themelore për liberalizimin e vizave. Kosova është vendi i vetëm në rajon ndaj të cilit BE aplikon regjim vizash.
Ish-kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti shprehet i bindur se protesta e 17 shkurtit do të jetë edhe më masive sesa ajo e 9 janarit. “Protesta e 9 janarit ka qenë më e madhja në Kosovën e pasluftës. Ne duhet ta thyejmë këtë rekord më 17 shkurt…”, ka potencuar Kurti.
Opozita në Kosovë, po pretendon se ka të drejt për bllokim të Parlamentit dhe për kërkim të zgjedhjeve të reja, pasi edhe Gjykata Kushtetuese e vërtetoi se në Marrëveshjen e parë, për Asociacionin është shkelë kushtetuta. Sipas opozitës, kjo automatikisht e qon vendin në zgjedhje.
Por, ambasadorët e shteteve më me ndikim në Kosovë, janë kundër zgjedhjeve të reja, dhe kanë kërkuar që opozita të kthehet në Kuvend.
Ambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets thotë se zgjedhjet në situatën e tanishme nuk do e çojnë Kosovën përpara, por në vazhdimin e ngecjes. Ajo ka thënë për mediat në Kosovës, se pakica (opozita) duhet të mësohet të respektoj vendimet e shumicës.
“Zgjedhjet në situatën e tanishme nuk do e çojnë Kosovën përpara, por në vazhdimin e ngecjes- vendnumërimit, ashtu siç e kam arsyetuar në vazhdimësi. Bashkë me humbësit e zgjedhjeve humbasin para së gjithash njerëzit në kohë, para (të tatimeve), shpresë për të ardhmen e fëmijëve të tyre”, ka përfunduar Viets.
Pavarësisht këtyre thirrje, opozita është deklaruar kundër zgjedhjes së Hashim Thaçin në postin e presidentit. Ata kanë thënë se do ta bllokojnë sërish Kuvendin në ditën që Thaçi zgjidhet. Megjithatë mazhoranca, tashmë e ka përgatitur sallën në katin e katërt të Kuvendit. Thaçi pritet të votohet në “tavan”, siç e quan opozita sallën e improvizuar të Kuvendit.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane