Futboll

Kosova përballë 5 shqiptarëve të Zvicrës

Kosova më 29 tetor do të luajë ndaj Zvicrës, që në radhët e saj ka pesë futbollistë shqiptarë

Përfaqësuesja U-17 e Kosovës në futboll, më 29 tetor, do të luajë kundër Zvicrës, që në radhët e saj ka plot pesë futbollistë shqiptarë.

Pjesë e Zvicrës janë shqiptarët Luan Abazi, Florent Shehu, Ardon Jasiri, Enis Fazlija dhe Adrian Bajrami.

Kosova është në grup me Zvicrën në kualifikimet për “Euro 2019” që mbahet në Irlandë, shkruan ‘koha.net’.

Turneu i Grupit 5 do të mbahet në Qipro. Në Grupin 5 është edhe Skocia. Ndeshjen e parë, atë kundër Skocisë do ta luajë më 26 tetor, të dytën më 29 tetor kundër Zvicrës dhe të tretën më 1 nëntor kundër Qipros, përcjell albinfo.ch.

Shqipëria është në Grupin 8. Turneu i këtij grupi ku janë edhe Çekia, Norvegjia dhe Azerbajxhani do të zhvillohet në Shqipëri