Kosova
Kosova, për herë të parë, renditet në vendin e 99-të në FIFA
Në përditësimin e sotëm të renditjes së kombëtareve më të mira nga shtëpia e futbollit botëror, FIFA, është bërë e ditur se për herë të parë në histori, Kosova është ngjitur në pozitën e 99-të.
Kjo është pozita më e lartë që Kosova e ka pasur ndonjëherë që nga pranimi në UEFA e FIFA, transmeton albinfo.ch.
Në ndeshjet e këtij muaji, Kosova mposhti Lituaninë 1:0, ndërsa me Rumaninë humbi me rezultat zyrtar. Ngjitjen në Ligën B, “Dardanët” do ta kërkojnë në plejofin kundër Islandës, kur do të luajnë më 20 dhe 23 mars.
Në anën tjetër, Shqipëria nuk ka lëvizur nga vendi i 65-të pas barazimit ndaj Çekisë dhe humbjes nga Ukraina.
Argjentina është e para, ndiqet nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia dhe Gjermania.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?