Lajme
Kosova për herë të parë në Yellow Cup në Zvicër
Për Kosovën luajnë 5 lojtarë të Ligës zvicerane të Hendbollit: Valon Dedaj, Dren Tahirukaj, Drilon Tahirukaj, Bujar Ramosaj dhe Luigj Quni
Pas edicionit jubilar (të 50-të) janarin e kaluar, Turneu i 51-tëYellow Cup, i cili do të zhvillohet nga 3 deri më 5 janar 2025 në AXA Arena në Winterthur, sjell një epokë të re. Kombëtarja zvicerane humbi kualifikimin për Kupën e Botës këtë pranverë, vetëm në saje të një gjuajtje nga shtatëmetërshi, shkruajnë në njoftimin zyrtar, organizatorët e kupës. , transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, falë një gërshetimi rrethanash, skuadra kombëtare e prirë nga trajneri Andy Schmid megjithatë do të udhëtojë në Danimarkë – dhe kështu Yellow Cup 2025 ka të bëjë me përgatitjen për Kupën e Botës.
Rreth dhjetë ditë para ndeshjes së parë të Kupës së Botës, kombëtarja e Zvicrës do të luajë para publikut vendas kundër skuadrave të Holandës, Italisë dhe Kosovës.
Në vazhdim, bëhet prezantimi i skuadrave të përmendura kombëtare, që marrin pjesë në turne. Në pjesën për pjesëmarrjen e Kosovës në turne, thuhet: “Kombëtarja e Kosovës nuk ka marrë pjesë asnjëherë në Yellow Cup.
Një vështrim në listën e lojtarëve të skuadrës tregon një lidhje të fortë me Zvicrën: 5 lojtarë kombëtarë luajnë në Ligën e Hendbollit Quickline (Zvicër). Kështu, për Valon Dedajn, Dren Tahirukajn, Drilon Tahirukajn dhe Bujar Ramosajn nga HSC Kreuzlingen si dhe Luigj Qunin nga GC Amicitia Zurich, pjesëmarrja në Yellow Cup do të jetë një paraqitje në shtëpi, përcjell albinfo.ch. Gjithashtu do të jetë interesante të shihet se deri në çfarë mase hendbollistët nga Kosova arrijnë të mobilizojnë komunitetin e madh kosovar në Zvicër dhe të bëjnë sallën “të vlojë”.
Për kombëtaren e Zvicrës, për herë të parë pas shumë vitesh, Andy Schmid nuk do të jetë më në krye në fushë, por jashtë fushës. Performancat e Zvicrës deri më tani këtë vit kanë qenë premtuese dhe padyshim pritet edhe më shumë. Nëse Zvicra do të jetë në gjendje të festojë titullin e katërt radhazi të Yellow Cup në janar, është padyshim një pyetje e hapur, nëse bazohemi në cilësinë e pjesëmarrësve.
https://nx24344.your-storageshare.de/s/Qt236DKF3BdaRBE?
E-Diaspora
-
Prokurori publik i Cyrihut hap procedurë kundër Sanija Ametit Prokuroria publike e Cyrihut ka hapur procedurë penale kundër Sanija Ametit. Në shtator, politikania e GLP-së...
-
Zvicër: Kosovari dënohet me 32 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia
-
Certifikohen nga KQZ-ja 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë
-
Kjo është arsyeja pse nuk ka anulime të fluturimeve të aeroplanëve edhe nëse ka mjegull në Prishtinë
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih nderon veteranët e luftës
Jeta në Zvicër
-
Dhoma e Kantoneve refuzon të shtrëngojë masat për bashkimin familjar Të huajt e pranuar në mënyrë të përkohshme duhet të jenë në gjendje të sjellin familjet...
-
Këshilli Federal dëshiron të ndajë paketën e marrëveshjeve me BE-në
-
Qeveria federale paralajmëron për rrezikun nga rrugët e rrëshqitshme
-
Prokurori publik i Cyrihut hap procedurë kundër Sanija Ametit
-
Zvicër: Kosovari dënohet me 32 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia