Zhvillim
Kosova, për 9 muaj mbi 500 milionë euro nga diaspora
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 35.1 për qind, përkatësisht 24 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.
Mbi gjysmë miliard euro llogaritet shuma e të hyrave nga mjetet e diasporës në Kosovë vetëm për nëntë muajt e vitit të kaluar. Por, këto mjete, sipas ekspertëve, kryesisht kanë destinacion mbijetesën e familjeve kosovare dhe më pak për aspekte zhvillimore e afariste.
Remitencat e ardhura nga mërgimtarët, që njëherësh paraqesin kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 35.1 për qind, përkatësisht 24 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.
Sipas ekspertit të çështjeve ekonomike Ismail Kastrati, dërgesat e emigrantëve kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë dhe në mirëqenien e familjeve në Kosovë, vite me radhë. Megjithatë, është koha që të`u ndërrohet orientimi këtyre mjeteve, thotë Kastrati për ReL-
“Remitencat janë një faktor i rëndësishëm për përmirësimin e gjendjes sociale dhe të konsumit në Kosovë, por ne duhet të bëjmë përpjekje që remitencat të marrin një karakter tjetër, karakterin zhvillimor. Remitencat do të duhej të shërbenin më shumë për investime, sesa për një gjendje të mbijetesës ekonomike apo sociale”, thekson Kastrati.
Që këto mjete të diasporës të orientohen në investime në sektorë të ndryshëm ekonomik, autoritetet e vendit, thekson Kastrati duhet të krijojnë një ambient të favorshëm biznesor.
“Për këtë Qeveria e Kosovës duhet të ketë një rol të rëndësishëm përmes bashkëpunimit dhe komunikimit me diasporën ekonomikisht më të fuqishme dhe përmes krijimit të një ambienti më të favorshëm biznesor brenda Kosovës”, shton Kastrati.
Gjatë vitit të kaluar, përfaqësues të bizneseve të Kosovës thanë se kanë zhvilluar takime me diasporën e Kosovës nëpër vende të ndryshme të botës.
Të dhënat e Agjencisë të Statistikave të Kosovës tregojnë se Serbia vazhdon të jetë importuesi kryesor në Kosovë, me 14 për qind.
Ndryshe, emigrantët kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës vite më parë patën shprehur interesim për të krijuar fonde të veçanta zhvillimore, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.
Nga ekspertë të fushës ishte vlerësuar që marrëdhënia me diasporën kosovare të kalojë nga një marrëdhënie e solidaritetit në një marrëdhënie të ekonomisë të tregut, ku emigrantët do të investojnë fondet e tyre, Kosova duhet të bëhet një vend ku sundon ligji, ku zhvillohet luftë e rreptë kundër korrupsionit dhe ku mbizotëron një mjedis i favorshëm për biznes.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik