Kosova

Kosova pajiset me material shpenzues medicinal

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bëri të ditur se më 15 qershor pritet të fillojë zbatimi i Planit të Veprimit për vaksinimin në masë, për çka janë duke u bërë përgatitjet në Prishtinë dhe në të gjitha komunat e Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar materialin shpenzues dhe sigurimin e mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19.

Theksohet se ministria ka siguruar 1.5 milion shiringa deri në fund të vitit në vlerë afro 140.000 €.

10000 litra alkool, 70% për qendrat e vaksinimit, në vlerë prej 39,000.00 €.

E, material shpenzues për nevojat e ekipeve në vlerë prej, 219,261.80 €.

Shuma totale që ka shpenzuara Ministria e Shëndetësisë është 1,324,425.90 €. Një pjesë e aktiviteteve të këtij plani është financuar edhe nga, Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNICEF me shume prej 322,420 €.