Kosova

Kosova pa ambasadorë në disa shtete

As zyra ndërlidhëse e vendit në Beograd, me të cilin shtet Kosova po hyn në një fazë shumë të rëndësishme të dialogut, tashmë ka mbetur pa shefin e saj

Tani kur ka nisur faza finale e dialogut me Serbinë dhe kur pak muaj na ndajnë nga vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) për liberalizim të vizave Kosova nuk ka ambasadorë në disa qendra vendimmarrëse evropiane, si dhe në ato rajonale.

Ambasada e Kosovës në Londër ka disa muaj që ka mbetur pa ambasador, njëjtë siç ka mbetur edhe ajo në Suedi, shkruan më tutje “Zëri”.

As zyra ndërlidhëse e vendit në Beograd, me të cilin shtet Kosova po hyn në një fazë shumë të rëndësishme të dialogut, tashmë ka mbetur pa shefin e saj, përcjell albinfo.ch.

Përfaqësues nga opozita dhe nga shoqëria civile kanë thënë për gazetën “Zëri” se kjo është papërgjegjësi e Qeverisë dhe e presidentit Hashim Thaçi, pasi duke tentuar që në ambasadat e Kosovës të dërgojnë militantë partiakë kanë lënë disa përfaqësi diplomatike pa ambasadorë.

Kjo papërgjegjësi institucionale, sipas tyre, nuk po kalon pa pasoja për vendin, pasi 15 deputetë të Britanisë së Madhe në Parlamentin Evropian votuan kundër liberalizimit të vizave për Kosovën me BE-në.