Kosova
Kosovë: Testi PRC negativ dhe karantinimi nuk vlen për Zvicrën
Testi PRC negativ dhe karantinimi nuk është i nevojshëm për shtetin e Zvicrës, pasiqë nuk bën pjesë në listën e shteteve me rrezikshmëri për Kosovën

Shtetet, të cilat aktualisht Republika e Kosovës i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me Covid 19, ende vazhdojnë të jenë pjesë e listës prej 24 shteteve.
Zvicra nuk është në listën e shteteve që përbën rrezikshmëri për Kosovën, andaj rrjedhimisht testi PRC Negativ dhe karantinimi nuk vlen për banorët zviceranë, shkruan albinfo.ch.
Mbrëmë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që në rast të mosparaqitjes së dëshmisë së testit negativ, shtetasit e huaj obligohen të vetizolohen për 7 ditë.
“Shtetasit e huaj, të cilët e kanë të rregulluar lejeqëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm në RKS, gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS”, thuhet në vendim.
Pjesë e kësaj liste tashmë është Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjikë, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni, Portugalia dhe Bullgaria, shkruan albinfo.ch.
Andaj duhet theksuar se të gjithë qytetarët që jetojnë në shtetet e lartpërmenduara për të hyrë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qendrojnë 7 ditë në vetizolim.
Ndërkohë para çdo nisje, ju lutemi verifikoni lajmet e fundit tek autoritetet përkatëse! /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?