Kosova
Kosova nuk ka informacione për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ende nuk ka informacione zyrtare për arrestimin e një ish-pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në pikën kufitare në Horgosh, që lidh Hungarinë me Serbinë.
Në një përgjigje për mediumin KOHA, nga kjo ministri kanë treguar se s’kanë informacione nga autoritetet e Serbisë.
“Lidhur me deklaratat e zyrtarëve qeveritarë dhe mediave vendore të Serbisë për arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës me inicialet M.I. nga autoritetet e policisë kufitare të Serbisë më 12 tetor 2024 në vendkalimin kufitar Serbi-Hungari në Horgosh, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ende nuk ka pranuar përgjigje nga Zyra ndërlidhëse e Serbisë në Kosovës të kërkesës për sqarime rreth këtij rasti, përfshirë, konfirmimin e arrestimit, rrethanat e arrestimit, si dhe identitetin e plotë të personit të arrestuar dhe vendin ku është duke u mbajtur. Po ashtu, jemi në pritje edhe të përgjigjes për detajet e rastit edhe nga misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Serbi dhe Delegacionit të BE-së në Serbi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Në raste kur shtetasit e Kosovës ndalohen në Serbi, inistria ka thënë se u lejohen telefonatat për t’i informuar familjarët. Në rastin e M.I., ministria thotë se nuk është informuar askush.
“Ajo që mbetet ende për t’u qartësuar është se për dallim nga rastet e mëhershme të kësaj natyre, autoritetet policore serbe çdo herë me rastin e arrestimin të shtetasve të Republikës së Kosovës, menjëherë pas ndalimit, u kanë lejuar atyre një thirrje telefonike familjarëve të tyre, për t’i informuar ata rreth ndalimit të tyre, ku pastaj këta familjarë kanë informuar ose institucionet e Qeverisë së Kosovës ose mediumet informative. Ajo që është indikativë lidhur me këtë rast është se as pas dy ditëve të njoftimit për arrestim, asnjë prej familjarëve të personit të arrestuar, nuk ka njoftuar për rastin as institucionet e Qeverisë së Kosovës apo dikën nga mediumet informative të Republikës së Kosovës”, vijon përgjigja e tyre.
Më 12 tetor (e shtunë), ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se kanë ndaluar një ish-pjesëtar të UÇK-së me inicialet M.I. në pikën kufitare në Horgosh.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik