Kosova
Kosovarët në Zvicër tani “po shënojnë” jo vetëm në futboll
Komuniteti kosovar dhe ai shqiptar sot ka bërë vendin e vet në Zvicër dhe po “shënon” jo vetëm në futboll, por edhe në biznes, arsim, kulturë e politikë

E çliruar prej 23 vitesh, e pavarur prej 14 vitesh…dhe të shohim si do të shkojë më tutje. Plot shpresë se do të forcohet demokracia, institucionet dhe vullneti për përparim për të mirën e përbashkët të popullit të Kosovës. Të bindur se gjithnjë e më shumë gra dhe burra do të marrin pjesë aktive në zhvillimin e shoqërisë. Me dëshirën që marrëdhëniet mes dy vendeve tona të vazhdojnë të zhvillohen pozitivisht. Me dëshirën urgjente që qeveria të realizojë reformat e dëshiruara dhe partitë opozitare të tregohen si opozitë konstruktive.
Kosova ka nevojë për stabilitet në vend. I gjithë rajoni ka nevojë për stabilitet! Kjo kërkon një rivlerësim të përgjegjësisë për krimet dhe korrupsionin në të gjithë rajonin, natyrisht edhe në Kosovë. Fajtorët duhet të ndëshkohen dhe të pafajshmit të trajtohen si të tillë.
Zhvillimi paqësor dhe harmonik kërkon një qëndrim të qartë nga ana e Bashkimit Evropian dhe organeve ndërkombëtare. Premtimet, veçanërisht në lidhje me afrimin dhe integrimin në BE, duhet të jenë një preokupim serioz për evropianët nëse ata vërtet duan një rajon paqësor sa më të qëndrueshëm. Fatkeqësisht, për momentin nuk është kështu! Më në fund duhet të ndalet maltretimi i aplikantëve për viza. Fatkeqësisht, një hapje bujare, inteligjente e tregut tonë të punës për kosovarët ende nuk është në agjendën e diplomatëve dhe politikanëve tanë dhe tani duhet të jetë urgjentisht në këtë agjendë për kosovarët dhe miqtë e tyre!
Dy vendet tona i lidh një histori gjashtëdhjetëvjeçare e emigracionit. Ky emigracion ka kontribuuar në pasurinë e Zvicrës dhe ka pasur rol me rëndësi për të ndihmuar familjet dhe fshatrat kosovare të mbijetojnë ekonomikisht dhe të përmirësojnë kushtet e tyre sociale në vitet 1980 dhe 1990. Gjatë luftës, paratë e fituara me mund nga diaspora kanë ndihmuar Kosovën të mbijetonte dhe pas luftës të rindërtohej dhe të zhvillohej.
Komuniteti kosovar dhe ai shqiptar sot ka bërë vendin e vet në Zvicër dhe po “shënon” jo vetëm në futboll, por edhe në biznes, arsim, kulturë e politikë.
Me rastin e Ditës së Pavarësisë, u dërgoj urimet më të ngrohta të gjithë miqve të mi, të njohur dhe të panjohur, kolegëve dhe të gjithë atyre në Kosovë dhe diasporë që ndihen përgjegjës për të ardhmen e Kosovës dhe zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, mes Zvicrës dhe Kosovës!
- Shkruar për magazinën albinfo.ch me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, nga Ueli Leuenberger, ish-deputet nacional i të Gjelbërve, themelues dhe ish-drejtues i Qendrës Shqiptare të Arsimit të të Rriturve (UPA) në Gjenevë
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut Që nga dita e parë, nxënësve iu shpërndanë librat shkollorë, dhuratë nga Ministritë e Arsimit, të...
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
-
Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej
Jeta në Zvicër
-
Vinçi më i madh i Zvicrës po përdoret për rinovimin e urës Për restaurimin e këtij monumenti industrial po rinovohen individualisht tre elementë urë. Edhe ndërtimi i saj...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Zvicër: Kërkohet që dyqanet e vetë-shërbimit të lejohen të qëndrojnë gjithmonë të hapura
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga prilli?
-
Një në 22 makina në Zvicër është elektrike