Kosova

Kosova, një hap afër blerjes së raketave Javeline

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës tonë për blerjen e sistemit antitank Javeline. Rrjedhimisht, sipas tij, Kosova mund të vazhdojmë hapat e tjerë.

“Proceduralisht jemi në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së, të realizojmë blerjen. Javeline, sistem me të cilin do të pajiset FSK, tashmë është fakt i kryer”, ka njoftuar ai.