Futboll
Kosova, nikoqire e turneut kualifikues për kampionatin evropian U19
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sivjet dk të jetë nikoqire e turneut kualifikues për Kampionatin Evropian për grupmoshat U19 për vitin 2025.
Turneu do të zhvillohet në dy lokacione: Prishtinë dhe Podujevë, respektivisht në stadiumet “Fadil Vokrri” dhe “Zahir Pajaziti”.
Kjo zgjedhje është bërë për shkak të agjendës së ngjeshur dhe orarit të ndeshjeve, duke garantuar kushte optimale për të gjitha ekipet pjesëmarrëse.
Kombëtarja e Kosovës bën pjesë në grupin e 10-të, bashkë me Spanjën, Austrinë dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet do të zhvillohen më 13, 16 dhe 19 nëntor.
“Organizimi i këtij turneu është një tjetër dëshmi e përkushtimit të FFK-së për të promovuar futbollin dhe për të rritur nivelin e përfaqësimit të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha