Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Gërvalla në Bazel, diskuton me shqiptarët për sfidat e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla po qëndron në Bazel, ku...
-
Ndërron jetë mërgimtari i ri shqiptar në SHBA, si pasojë e një aksidenti
-
Haradinaj i drejtohet komunitetit shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për ju
-
Planet e së ardhmes që synon t’i zhvillojë Mira Murati e që lidhen me miliona dollarë
-
“Diaspora Për Shqipërinë e Lirë” me kërkesa për votën e emigrantëve
Jeta në Zvicër
-
Një në shtatë zviceranë ndërroi punën në vitin 2023 Rreth një në shtatë persona në Zvicër ndërruan punë në vitin 2023. Sipas Zyrës Federale të...
-
Valais, një nga vendet më të mira në botë
-
Gërvalla në Bazel, diskuton me shqiptarët për sfidat e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë
-
Investitorët e vegjël humbasin dhjetëra mijë franga në firmat diellore
-
SBB prezanton trenin e parë “InterCity” të rinovuar plotësisht