Kosova

Kosova në NATO, trendi i rrjeteve sociale

Në ditët kur siguria globale është vënë në pikëpyetje, janë ngritur dilema rreth ndikimit që kriza në Ukrainë mund të ketë në Ballkan e posaqërisht në Kosovë, shkruan Albinfo.ch.

Njohës të sigurisë kanë sugjeruar se ky do të duhej të shfrytëzohej simoment nga Kosova për të kërkuar anëtarësim në NATO. Madje kërkesë është bërë edhe nga zyrtarë të institucioneve.

E së fundmi në rrjete sociale janë bërë trend foto me një ushtar të FSK-së dhe logos së NATO-s përmes së cilës synohet sensibilizimi i aleatëve të Kosovës për të lobuar në anëtarësimin në Aleancën Veriatlantike.