Kosova
Kosova në listën e SHBA-së si vend me rrezik të përhapjes së pandemisë
Ky vendim vjen pas rrirjes së madhe të infektimeve me Covid-19 në Kosovë
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC në SHBA ka vendosur Kosovën në nivelin 4 të rrezikut të Covid-19 së bashku me 11 destinacione të tjera.
Përveç Kosovës në Europë është edhe Moldavia. Ndërsa në Azinë Juglindore kaluan në kategorinë me rrezik më të lartë Singapori dhe Filipinet.
CDC vendos një destinacion në Nivelin 4 kur më shumë se 500 raste për 100 000 banorë janë regjistruar në 28 ditët e fundit dhe këshillon udhëtarët që të shmangin udhëtimet në vendet e Nivelit 4, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Pas më shumë se gjashtë muajsh në kategorinë e udhëtimeve me rrezik më të ulët të nivelit 3 të Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Meksika kaloi në nivelin 4 të rrezikut “shumë të lartë” të hënën.
Meksika ishte renditur në Nivelin 3 që nga 7 qershori. Një numër rekord i rasteve të reja Covid-19 është regjistruar këtë muaj në Meksikë.
Ndër 12 destinacionet e shtuara në Nivelin 4, pesë ishin në Amerikën e Jugut: Brazili, Kili, Ekuador, Paraguai dhe Guiana Franceze (një kolektivitet territorial i Francës përtej detit).
Në Karaibe, Anguilla dhe Saint Vincent dhe Grenadinet kaluan në Nivelin 4.
Për ta përmbledhur, 12 vendet e shtuara këtë javë janë: Anguilla, Brazili, Kili, Ekuador, Guiana Franceze, Kosovë, Meksikë, Moldavia, Paraguaj, Filipinet, Shën Vincenti dhe Grenadines dhe Singapori.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha