Kosova
Kosova, në fokus të Festivalit të Filmit të shkurtër, në Winterthur
"Zvicra përbën një qendër të madhe dhe të rëndësishme të diasporës kosovare që nga vitet 1990. Kjo diasporë gjithashtu ka pasur një ndikim të madh në identitetin zviceran", shkruajnë organizatorët e festivalit me fokus Kosovën
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër Winterthur do të mbahet për herë të 25 -të këtë vit. Edicioni i përvjetorit fokusohet në prodhimin e filmave zviceranë dhe në vendin mysafir, Kosovën. Rreth 4000 filma të shkurtër kanë parakaluar në ekranet e ditëve të filmit të shkurtër në 25 vitet e fundit, mund të lexohet në programin e festivalit, të shpallur këto ditë për publikun, shkruan albinfo.ch.
Edhe këtë vit, publiku mund të presë shumë filma të shkurtër të ndryshëm dhe t’i shijojë ata në qytetin e vjetër të Winterthur. Ditët e Filmit të Shkurtër fokusohen në kineastët zviceranë, por nuk neglizhohen me këtë rast edhe emrat e mëdhenj ndërkombëtarë.
Programet kombëtare dhe ndërkombëtare mbahen në prani të kineastëve, në Teatrin e Winterthurit dhe në Teatrin Kazino, të po këtij qyteti.
Që nga viti 1997, festivali ka tërhequr mijëra entuziastë të filmit në Winterthur çdo nëntor dhe ai është njëri ndër festivalet më të mëdhenj të filmit të shkurtër dhe dokumentar në Zvicër.
Në programin e këtij viti, organizatorët po përqëndrohen në punën e kineastëve zviceranë gjatë 60 viteve të fundit. Për programin konkurrues janë përzgjedhur 69 filma të shkurtër.
Gjatë festivalit do të shfaqen gjithashtu një ose dy premiera botërore të filmave të shkurtër zviceranë.
Si çdo vit, Festivali i Filmit të Shkurtër Winterthur përqendrohet në një vend të veçantë të botës. Këtë vit fokusi do të jetë në shtetin ballkanik të Kosovës. Filmat me metrazh të shkurtër tregojnë histori politike dhe sociale të vendit të ri.
“Festivali i Filmit të Shkurtër i Winterthurit synon të kapë frymën e optimizmit në vend. Në bashkëpunim me festivalin DokuFest të Prizrenit dhe dy kompani prodhuese kosovare, në ekran veç tjerash do të paraqitet filmi “Katër pilula gjatë natës”. Ky film ka festuar premierën e tij botërore në Festivalin e Filmit të këtij viti në Locarno.
Zvicra përbën një qendër të madhe dhe të rëndësishme të diasporës kosovare që nga vitet 1990. Kjo diasporë gjithashtu ka pasur një ndikim të madh në identitetin zviceran”, shkruajnë organizatorët e festivalit me fokus Kosovën.
“Kanë kaluar 13 vjet nga shpallja e pavarësisë – republika ende e re po teston identitetet, artistët e saj guxojnë të eksperimentojnë, popullsia po punon në zbatimin e vizioneve të shumëpritura të së ardhmes. Ne duam të kapim këtë frymë optimizmi në të katër programet.
Në bashkëpunim me DokuFest Prizren dhe dy kompanitë prodhuese kosovare Degjenerata dhe Katarzë Films, Kurzfilmtage ka bashkëprodhuar filmin e shkurtër “Four Pills at Night” (Zvicër / Kosovë 2021) të regjisorit Leart Rama, i cili pati premierën botërore në Locarno, në Festivalin e Filmit të këtij viti.
Ky film shfaqet në programin Colliding Worlds, i cili tregon historitë e protagonistëve të cilët i rezistojnë shtypjes që i kërcënon kur përplasen botë të ndryshme…”.
Kuratorja e programit të festivalit Senta van de Weetering, duke folur rreth përzgjehdjes së saj thotë se këtë e ka bërë me ndihmën e dy kineastëve nga Kosova, Veton Nurkollari dhe Samir Karahoda, të dy pjesë e Dokufestit. Ajo ka thënë se tematika që mbizotëron në filmin kosovar në përgjithësi dhe në filmat e zgjedhur për këtë edicion është identiteti dhe familja, shkruan albinfo.ch.
Van de Weetering shton se sidomos çështja e identitetit është shumë e pranishme, për arsye të kuptueshme për një shtet të ri si Kosova.
Në festivalin i cili mbahet nga 9 deri më 14 nëntor do të shfaqen edhe këta filma nga Kosova: “Rebuilding identity”, “Colliding Worlds”, “Thicker than Blood”, “Anestezia”, “Stacioni”, “Ajo”, “Kiss me, now” dhe “Lost Exile”.
Më vonë albinfo.ch do të publikojë edhe orarin e shfaqjes së këtyre filmave gjatë ditëve të festivalit.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve