Vera në Vendlindje
Kosova nderon diasporën
Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”, sot në Prishtinë, Ministria e Diasporës mbajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Mërgimtari i vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”
Ministria e Diasporës ka ndarë çmimin “Mërgimtari i vitit” si dhe disa çmime tjera për kontribut të veçantë në fusha të ndryshme, shkruan albinfo.ch.
Çmimin “mërgimtari i vitit” e ka marrë udhëheqësja e kompanisë Baruti, Drenusha Shala.
Çmimin për kontribut të veçantë në arsim e ka marrë Ermira Morina, mësuese në Greqi. Çmimi “postmortem” i është ndarë albanologut arbresh, Aleksandër Stipqevic. Kurse çmimi për kontribut të vacantë në histori, i është ndarë historianit britanik, Noel Malcolm. Çmimi për kontribut në biznes i është ndarë bashkatdhetarit, Gani Nuha. Ndërkohë çmimi për kontribut të vecantë në kulturë e ka fituar, Alketa Xhafa, raporton albinfo.ch
Futbollisti i kombëtares shqiptare në futboll, Arlind Ajeti e ka marrë çmimin për kontribut të veçantë në sport.
Në ceremominë e së martës janë ndarë edhe disa çmime për gazetarë. Çmimin për reportazhin më të mirë të shkruar për diasporën e ka marrë gazetari i Albinfo.ch, Alban Hamza. Çmimin për kontribut të veçantë në afirmimin e diasporës e ka marrë Radio Rilindja në Oslo. Çmimi për kontribut të veçantë i është ndarë edhe gazetarit Behlul Jashari. Ndërsa çmimi për storien më të mirë televizive e ka marrë gazetarja e RTK-së, Valdete Osmani.
Ministri i Diasporës në Qeverinë e KOsovës, Valon Murati ka thënë se muajt e verës marrin një rëndësi të veçantë në Kosovë për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve nga diapsora dhe se gjatë muajve të verës kjo Ministri e përqëndron jashtëzakonisht shumë aktivitetin me sloganin e njohur “Ti je pjesë e atdheut”.
Murati ka thënë se ky është edhe slogan i procesit të regjistrimit të diasporës, kështu ai u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve nga dispaosra që të bëhen pjesë e regjistrimit.
“Diaspora shqiptare ka qenë shtyllë e rëndësishme e krejt historisë së popullit shqiptar me shekuj dhe kjo nuk është përjashtim as në dekadat e fundit. Diaspora jonë ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në procesin e luftës dhe lirisë së Kosovës për pavarësinë e saj, për vetëvendosjen e popullit tonë. Për këtë arsye ne kemi obligim si shtet si shoqëri që të ndërtojmë ura të vazhdueshme të komunikimit me diasporën tonë, kemi obligim që t’u qëndrojmë atyre afër”, ka deklaruar Murati.
Kurse, Ministri në Qeverinë e Shqipërisë, Blendi Klosi ka thënë se Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës e kanë kuptuar se bashkimi i vërtet i shqiptarëve ndodhë në diapsorë. Sipas tij të dy qeveritë kanë filluar të kenë agjenda të përbashkëta për diasporën.
“Duhet të kemi agjenda të përbashkëta dhe realisht kemi filluatr që të mendojmë së bashku së bashku në këtë drejtim, pra në çështje të diasporës. Ne përfaqësuesit e dy Qeverive tona që impenjohen për këtë problem kemi arritur të kuptojmë që në qoftëse kemi një bashkim real të të gjithë botës shqiptarofolëse kjo ndodhë në diasporë”, ka potencuar Klosi.
Të pranishëm në këtë organizim kanë qenë personalitete të jetës politike, kulturore dhe sportive nga Kosova, Shqipëria dhe Diaspora, ndërsa kanë përformuar: bendi i RTK-së, Bardh Jakova & Spartiti per Scutari dhe grupi nga Kroacia, “Zoria”.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?