Dimri në Kosovë, si në përralla
Kosova, ndër vendet më të bukura për t’u vizituar
“The Sunday Times” iu sugjeron turistëve se në mesin e vendeve më të mira, duhet të vizitojnë edhe Majën e Gjeravicës në Kosovë dhe Malin e Korabit në Shqipëri
Kosova me bukuritë e saj ka magjepsur edhe mediat e huaja. Në kohët e fundit janë të shumta media që shkruajnë për bukuritë e Kosovës, madje iu sugjerojnë të tjerëve që t’i vizitojnë, raporton albinfo.ch.
E tillë është edhe e përditshmja britanike “The Sunday Times”, që iu sugjeron turistëve se në mesin e vendeve më të mira, duhet të vizitojnë edhe Majën e Gjeravicës në Kosovë dhe Malin e Korabit në Shqipëri. Këto vende janë shumë të mirë sidomos për hiking apo ecje në natyrë, shkruan ‘Gazetaexpress’.
Në këtë shkrim janë 13 vende që sugjerohen për t’u vizituar, duke përfshirë edhe Kosovën e Shqipërinë.
“Njëra nga detyrat më të vështira në ushtrinë shqiptare ishte patrullimi i kufirit verior me Jugosllavinë, ku ushtarët e rinj ndiqnin gjurmët e dhive me shekuj të vjetra nëpër terrenin e lartësisë së madhe. Është e pafalshme, por edhe e braktisur dhe jashtëzakonisht e bukur. Ky labirint spektakular mund të jetë i juaji për tetë ditë teksa ju mund t’i ndiqni hapat e atyre rekrutëve, duke vozitur në veri nga Tirana për t’u ngjitur 2.750 kilometra në Malin e Korabit në ditën e dytë e më pas edhe 2.655 metra në Malin e Gjeravicës”, shkruan e përditshmja britanike.
Gjeravica gjendet në perëndim të Kosovës, gjegjësisht në vargmalet e Alpet Shqiptare që ndajnë kufirin shtetëror të komunës së Deçanit me Shqipërinë. Maja e Gjeravicës i takon territorit të komunës së Deçanit dhe afër saj gjendet edhe maja tjetër Gusani që me lartësinë mbi detare radhitet menjëherë pas Gjeravicës.
E-Diaspora
-
Kompozitorja Anda Kryeziu merr çmimin e Shtutgartit për kompozim Ajo merr Çmimin e 69-të të Kompozicionit të Qytetit të Shtutgartit. Ceremonia e ndarjes së çmimeve...
-
“Letra lejlekut”, një roman që pasuron letërsinë shqipe për të rinj
-
Gjenevë: Është mbajtur Seminari “Parandalimi shpëton jetë”
-
Adrian Gjoshi diplomon në “Åbo Akademi University” në Finlandë
-
Jennifer Lopez e veshur nga stilisti shqiptar në premierën e filmit të saj të ri
Jeta në Zvicër
-
Hidhet shorti për këngët gjysmëfinaliste të Eurovizionit që mbahet në Bazel ‘Eurovision 2025’ do të mbahet më 13, 15 dhe 17 maj në St. Jakobshalle të Bazelit,...
-
TCS paralajmëron: Gjithnjë e më shumë zviceranë po kthehen tek avionët e ambulancës
-
Janari është muaji me më së shumti vdekje në Zvicër
-
Rritja e vdekjeve nga nxehtësia do të tejkalojë uljen e vdekjeve nga të ftohtit
-
Gjithçka që duhet të dini për kriptovalutat në Zvicër