Kosova

Kosova mund Irlandën e Veriut, merr 3 pikë të tjera në tabelë

Kosova ka mposhtur Irlanden e Veriut me rezultat 3-2 në ndeshjen e cila u zhvillua sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Vedat Muriqi realizoi dy gola. Duke shënuar në minutën e 9-të, kurse golin e dytë në minutën e 52-të.

Golin tjetër e shënoi Zymer Bytyqi, pas një asistimi nga Milot Rashica.

Nga ana tjetër, për Irlandën e Veriut golat i shënuan Lavery dhe Ballard.

Kjo fitore konsiderohet shumë e vlefshme për Kosovën duke qenë se “Dardanët”, tashmë kanë 6 pikë nga 3 ndeshje, duke mos e humbur hapin me Greqinë e vendit të parë.