Kosova

Kosova me ulje të ndjeshme të rasteve pozitive me COVID-19

Kosova prej ditësh raporton se situata epidemiologjike e COVID-19 është në nivele të qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë qytetar, ndërsa janë shëruar dy raste të reja nga kryerja e 1328 testeve të dyshuara.

Një tjetër tregues, që shihet me optimizëm lidhet me numrin e pacientëve të shëruar. Në orët e fundit, autoritetet shëndetësore thonë se 14 qytetarë kanë mposhtur me sukses agresivitetin e virusit vdekjeprurës.