Lajme
Kosova, me tre garues në Evropianin e mundjes
Evropiani vlen edhe për kualifikim në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ndërsa normën mund ta fitojnë vetëm dy vendet e para nëpër kategori.
Tre mundësit më të mirë, Egzon Shala, Edon Shala dhe Alban Sopa, do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian “Roma 2020”, që prej nesër deri më 16 shkurt mbahet në Romë të Italisë.
Egzoni garon në kategorinë -125 kilogramë, Edoni në -92 kg, ndërsa Albani në -70 kg.
Edoni dhe Egzoni prej disa ditësh ndodhen në kampin përgatitor në Romë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Evropiani vlen edhe për kualifikim në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ndërsa normën mund ta fitojnë vetëm dy vendet e para nëpër kategori.
Mundësia e fundit për mundësit tanë që të kualifikohen në “Tokyo 2020” është turneu kualifikues që mbahet prej 19-22 mars 2020 në Budapest të Hungarisë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











