Kosova

Rastet më të pakta ditore Covid në Ballkan i ka Kosova

Pavarësisht se në rajon dhe me gjerë vala e katërt e pandemisë COVID-19 tashmë ka mbërthyer, në Kosovë vazhdon të qëndrojë situatë e qetë.

Rastet e reja me COVID-19 vazhdojnë të mbesin të ulëta, ndërsa edhe numri i viktimave pothuajse ka rënë në zero.

Raste aktive në nivel vendi kanë shënuar rënie, ku kanë mbetur 440 sosh.

“Nga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.419. Në total numri i rasteve aktive është 440”, thuhet në raportin e fundit të MSH-së.