Kosova
Kosova ka pensionet më të ulëta në rajon
E para me pensione është Maqedonia, pastaj vjen Shqipëria dhe e treta mbetet Kosova
Sipas të dhënave të siguruara nga Anadolu, Maqedonia e Veriut është ndër vendet me pensione më të larta në rajon, duke arritur shifrën mesatare prej rreth 258 euro në muaj, ndërsa Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të pensionistëve, pasi në këtë vend janë regjistruar gjithsej 674.092 përdorues të pensioneve.
Kosova, megjithëse ka numrin më të ulët të përdoruesve të pensioneve, po ashtu me një pension bazë prej 100 euro është vendi me pensione më të ulëta në rajon.
Maqedonia e Veriut me pensione mesatare prej 258 euro
Në muajin nëntor të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor, në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të regjistruar 325.156 përdorues të pensioneve. Prej tyre, pjesa më e madhe (219.856) janë përdorues të pensioneve të pleqërisë, ndërsa pjesa tjetër janë përdorues të pensioneve familjare (75.080) dhe pensioneve invalidore (30.220), përcjell Albinfo.ch.
Në nëntor të vitit të kaluar pensioni mesatar në këtë vend ishte rreth 258 euro. Vlen të theksohet se shuma mesatare e pensioneve të pleqërisë ishte rreth 278 euro, e pensioneve familjare rreth 206 euro dhe e pensioneve invalidore rreth 232 euro. Shumë mesatarisht më të madhe të pensioneve marrin përdoruesit e pensioneve ushtarake, edhe atë rreth 375 euro.
Në muajin nëntor, pensioni më i lartë i paguar ka kapur shumën prej rreth 942 eurosh. Nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor njoftojnë se shuma minimale e pensioneve është rreth 170 euro.
Shqipëria me pensione mesatare rreth 126 euro
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), në Shqipëri deri në muajin shtator të vitit 2021 përfitues nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore janë në total 674.092 pensionistë. Mes tyre 553.509 janë përfitues të pensionit të pleqërisë, 68.649 përfitues të pensionit invalidor dhe 51.934 përfitues të pensionit familjar.
Masa maksimale e pensionit është rreth 238 euro, për pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare. Për të njëjtat kategori, masa minimale e pensioneve është rreth 119 euro në muaj.
Një kategori në mesin e pensioneve në Shqipëri është përfshirë edhe pensioni social në masën rreth 65 euro, që konsiderohet në masën më minimale të pensioneve. Ky pension i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70-vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit dhe nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore.
Duke iu referuar kategorive të ndryshme të pensioneve, masa mesatare e pensioneve në Shqipëri është rreth 126 euro.
Kosova me pensione më të ulëta dhe me më pak përdorues të pensioneve
Në Kosovë rreth 121 mijë qytetarë të moshës mbi 65-vjeç janë në listat që paguhen për pensionet bazike ndërsa numri i pensionistëve kontribut-pagues është rreth 43 mijë. Në total janë rreth 165 mijë përfitues të pensioneve në Kosovë.
Për disa vite me radhë që nga paslufta, pensionet bazë të moshës në Kosovë kanë qenë 75 euro ndërsa në vitin 2019 ato u bënë 90 euro. Nga viti 2021 me vendim të përhershëm të qeverisë, pensionet bazike, pensionet e aftësisë së kufizuar, pensioni familjar dhe pensioni invalidor i punës janë bërë nga 100 euro.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është përgjegjëse për çështjet administrative dhe materiale në rregullimin e pensioneve. Ajo tash e disa vite, pjesën më të madhe të buxhetit të saj apo mbi 90 për qind të buxhetit të saj e shpenzon për skema sociale dhe pensione.
Buxhetit të shtetit kosovar dhënia e pensioneve i kushton rreth 165 milionë euro për pensionet bazike të moshës, ndërsa rreth 119 për ato të kontributpaguesve.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës