Sport

Kosova me dy të arta

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan medalje të arta në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës.

Kosova ka rrëmbyer dy medalje të arta në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës.

Xhudistja Nora Gjakova rrëmbeu medaljen e artë, duke e mposhtur në finale italianen, Miriam Boi në kategorinë 57 kilogramë. Kundërshtaren e saj Gjakova e mposhti me Ippon, shkruan Albinfo.ch.

Xhudistja tjetër Distria Krasniqi gjithashtu ka rrëmbyer medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare në Tarragona.

Krasniqi, që garon në 52 kilogramë, në finale e mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida.

Kjo është hera e parë që po merr pjesë në Lojërat Mesdhetare dhe që në herën e parë fiton dy medalje të arta.