Kosova

Kosova, arritje të jashtëzakonshme në eksportet e drurit gjatë 2023-ës

Kosova shënoi arritje të jashtëzakonshme në vitin 2023 me eksportet e drurit që u rritën në një vlerë totale prej 159.7 milionë eurosh.

SHBA radhitet e para si vend ku Kosova eksportoi produte druri në vlerë 88.4 milionë eurosh, derisa në vend të dytë është Zvicra me 24.3 milionë euro.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga rrjeti i eksportuesve kosovarë, të cilët thirren në të dhënat e Doganave të Kosovës, transmeton albinfo.ch.

“Përkushtimi i sektorit të drurit për të krijuar partneritete të forta me blerësit globalë dhe palët e interesuara thekson angazhimin e tyre për të ofruar produkte dhe shërbime të jashtëzakonshme që u përmbahen standardeve më të larta të cilësisë dhe përsosmërisë. Prezantimi i pesë kombeve kryesore që kanë regjistruar importet më të larta nga sektori i drurit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e rrjetit të eksportuesve kosovarë.