Integrimi
Kosova mburret me të rinjtë e diasporës
Ministri Makolli i falënderoi mësuesit shqiptarë të diasporës të cilët po e mbajnë gjallë shkollën dhe gjuhën shqipe në mërgatë
Ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli priti në një takim të veçantë një grup nxënësish shqiptarë nga diaspora, të cilët këto ditë po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të një ekskursioni nëpër Kosovë dhe Shqipëri. Ai iu premtoi nxënësve shqiptarë ndihmën e qeverisë kosovare për mësimin e gjuhës amtare.
Organizuar nga Ministria e Diasporës, mbi 120 fëmijë që e ndjekin mësimin plotësues në diasporë, në Austri dhe Suedi, bashkë me mësuesit e tyre po i vizitojnë shkollat, qytetet dhe vendet historike në Kosovë.
Ky ekskursion, sipas MeD, po organizohet me qëllim që fëmijët tanë mërgimtarë të jenë sa më të lidhur me vendlindjen dhe t’i njohin e të krijojnë lidhje me moshatarët e tyre.
Në një takim të veçantë që ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli zhvilloi me këta nxënës, tha se se ndihet i lumtur dhe krenar me këtë gjeneratë evropiane të shqiptarëve në Evropë.
“Ju, për Kosovën, jeni gjeneratë e shpresës. Vendi ynë krenohet me shkollimin dhe avancimin tuaj. Para pak kohësh e shënuam 5-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, për të cilën kontribut të madh dhanë prindërit tuaj në diasporë”.
“Sot vendi ynë mburret me arritjet tuaja, mburret me Rita Orën, me Xherdan Shaqirin e me shumë të tjerë, të cilët janë sinonim i një rinie të suksesshme dhe ambasadorë të vendit në botë”, tha Makolli.
Ai po ashtu i falënderoi mësuesit të cilët po e mbajnë gjallë shkollën dhe gjuhën shqipe në diasporë.
“Andaj, ju garantoj se nuk do të ndalem përballë sfidave dhe do ta ndihmoj zhvillimin e mësimit plotësues në diasporë, si një nga shtyllat kryesore të politikës së Ministrisë së Diasporës. Edhe një herë ju falënderoj që gjendeni këtu! Uroj të kaloni sa më mirë këto ditë dhe të mos e harroni Kosovën, ta keni përherë në mendjen dhe në zemrat tuaja”, tha Makolli.
Një fjalë rast mbajti edhe Lars Herbertson, nga Suedia, i cila ka dhënë kontribut të veçantë për mbajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Ai tha se ndihet i lumtur që ndodhet këtu.
“Me këtë rast, Herbertson i dha një mirënjohje ministrit Makolli për rolin dhe kontributin e dhënë si ministër i Diasporës në ndërtimin e lidhjeve mes rinisë shqiptare në Suedi dhe Kosovës”, u shpreh ai.
Ekskursioni po vazhdon me vizita në Prekaz dhe qytete të tjera, si Ferizaj, Gjilan, etj.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik