Të tjera
Kosova mbetet në vendin e 69-të
FIBA ka publikuar renditjen më të re, ku Kosova edhe më tutje vazhdon të jetë në vendin e 69-të në botë.
Dardanët në muajin shkurt fituan ndaj Islandës me rezultat 80:78 dhe Luksemburgut në udhëtim 80:84, megjithatë nuk kanë lëvizur në renditjen më të re të publikuar nga shtëpia botërore e basketbollit.
Kundërshtarët e Kosovës në grup, Islanda, ndodhet në vendin e 46-të, duke mos lëvizur nga renditja, Sllovakia ka përparuar për dy vende dhe tashmë ndodhet në vendin e 66-të, derisa Luksemburgu renditet në vendin e 77-të, duke u ngritur për nëntë vende, edhe pse humbi nga Sllovakia dhe Kosova.
Sa u përket shteteve evropiane, Kosova ndodhet në vendin e 37-të, ashtu siç ishte në renditjen e kaluar.
Në renditjen e përgjithshme, SHBA renditet në vendin e parë, duke u pasuar nga Spanja dhe Australia.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik