Lajme
Kosova, Maqedonia e Bosnja, prijnë me papunësi
Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina, janë vendet e rajonit me normën shumë të lartë të papunësisë, që arrin në 27.9 për qind. Në Kosova papunësia kalon 30 përqindëshin
Shtetet e Ballkanit perëndimor vazhdojnë të prijnë në Evropë për numrin e madh të papunëve. Në bazë të të dhënave të Bankës Botërore, vetëm Mauritania tejkalon Maqedoninë për numrin e të papunëve, ndërsa Kosova edhe pse nuk është llogaritur nga BB, është e para në rajon për papunësi.
Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina, sipas BB, janë vendet e rajonit me normën më të lartë të papunësisë, normë e cila arrin në 27.9 për qind.
Rezultate më të mira në rajon shënon Bullgaria me normë të papunësisë prej 11.6 për qind, raporton telegraf. Më pas vijnë Shqipëria me një normë të papunësisë prej 16.2 për qind, Kroacia me 16.7 për qind, Mali i Zi me 19.1 për qind, Serbia me 22.2 për qind dhe Greqia me normë të papunësisë prej 26.3 për qind.
Mirëpo statistikat tregojnë se Kosova qëndron më së keqi me numrin e të papunëve. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë tejkalon shifrën 30 për qind. Numrin më të madh të papunëve e përbëjnë femrat me 42 për qind.
Ndryshe, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, për Radion Evropa e Lirë, thotë se në periudhën janar- tetor të vitit 2015, janë punësuar mbi 15 mijë punëtorë të rinj. Kurse, duke llogaritur edhe muajin nëntor dhe dhjetor, shifrat e të cilave ende nuk janë bërë publike, sipas tij, shkojë në 17 mijë qytetarë të punësuar gjatë vitit që lamë pas.
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane