Kosova

Kosova lejon importin e veturave të vjetra deri 15 vjet

Komisioni për Zhvillim Ekonomik me 6 vota për asnjë kundër dhe pa praninë e deputetëve të opozitës ka miratuar  ndryshimet e Ligjit për automjete.

Me këto ndryshime do të lejohet importimi i veturave të vjetra deri në 15 vjet, 5 vjet më shumë se sa që ishte deri tash. Me këto ndryshime nuk janë pajtuar deputetët e pozitës, të cilët kanë thënë se veturat e vjetra e rrisin ndotjen e ambientit, përcjell albinfo.ch.

Tre anëtarët e opozitë në këtë komision, Dardan Sejdiu, nga PSD, Hykmete Bajrami nga LDK dhe Mimoza Kusari-Lila në shenjë proteste kanë lëshuar mbledhjen. Me largimin e tyre Komisioni fillimisht mbeti pa kuorum për vendimmarrje, por më pas aty shkoi deputeti Adem Hoxha që e bëri kuorumin.

Anëtarët e komisionit nga partitë në pushtet nuk janë pajtuar me opozitën, duke thënë se gjatë diskutimeve në grupin punues nuk ka pasur vërejtje se vjetërsia e veturave ndot ambientin.