Zhvillim
Kosova kyçet në rrjetin energjetik të Evropës Kontinentale
Marrëveshja është nënshkruar ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Kosovës (KOSTT) dhe përfaqësuesve të Grupit Regjional të Evropës Kontinentale
Autoritetet kosovare kanë nënshkruar në Bruksel marrëveshjen për Kyçje të Sistemit Energjetik të Kosovës në Zonën Sinkrone të Evropës Kontinentale. Marrëveshja është nënshkruar në mes të KOSTT, si Operator i Sistemit të Transmisionit të Kosovës në njërën anë dhe ENTSO-E në anën tjetër e përfaqësuat e Grupit Regjional të Evropës Kontinentale.
Pas Marrëveshjeve për Operim (Inter-TSO Agreement) që KOSTT nënshkroi me të gjitha OST-të e shteteve fqinje (Shqipëri, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni) në vitin e kaluar, ekspertët e KOSTT në krye me menaxhmentin si dhe në bashkëpunim me grupin punues të ENTSO-E, kanë punuar për krijimin e kushteve teknike për nënshkrimin e Marrëveshjes për Kyçje ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes për Kyçje, KOSTT bëhet kontrollues i pavarur në kuadër të zonës sinkrone të Evropës Kontinentale. Përveç operimit të sistemit si bllok kontrollues do të bëhet edhe menaxhimi komercial i kongjestioneve në linjat interkonektive të Kosovës, alokimi i kapaciteteve interkonektive (linjat ndërshtetërore), do të realizohen të hyrat nga transiti i energjisë elektrike nëpër rrjetin transmetues të Kosovës si dhe për humbjet në rrjetin horizontal të transmetimit të energjisë elektrike, çështje të cilat kanë qenë të hapura tashmë disa vite.
Përfundimisht ky proces do të rezultojë me përfitim edhe për konsumatorët e energjisë elektrike të Kosovës dhe industrinë e energjisë elektrike si dhe do të ketë edhe obligime që ndërlidhen me sjelljen e sistemit në përputhje me modin e ri të operimit.
Në kuadër të këtij procesi, KOSTT brenda 2 viteve do të vazhdojë të punojë për implementimin e masave teknike për të përmbushur të gjitha standardet teknike të Manualit të Operimit.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik