Kosova
Kosova, kampione e vaksinimit gjatë 2021, Shqipëria, e fundit në rajon
Viti 2021 nuk e evitoi dot damkën e të qenit një tjetër vit pandemik me humbje të shumta jete në gjithë botën, me kryefjalë COVID-19 dhe vaksinat e me një glob që kërkon të rimëkëmbet tërësisht nga plaga e madhe e rënë mbi supe.
Ashtu si e gjithë shoqëria perëndimore dhe lindore, edhe rajoni i Ballkanit ka vuajtur jo pak nga pandemia.
Sfidë e madhe ka qenë ajo e përmbajtjes së rasteve. Po aq, edhe e vaksinimeve.
Në një vit të quajtur të suksesshëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, statistikat e fundvitit, flasin kundër kësaj qasjeje. Në fakt, vendi ynë ka vaksinuar numrin më të ulët të qytetarëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor.
Për sa u përket shifrave të Bashkimit Evropian, ato janë tërësisht të paimagjinueshme.
Vetëm 40% e popullsisë në Shqipëri, e ka marrë të paktën një dozë vaksine kundër COVID-19. Me të dyja dozat, procesin, e kanë përfunduar thuajse 1.1 milionë persona. E përkthyer në përqindje, kjo shifër përkon me 36 pikë përqindjeje.
Me tri doza sakaq janë vaksinuar rreth 140 mijë persona.
Ajo që vërehet dhe që është nënvizuar shumë herë nga ekspertët dhe zyrtarët, është fakti se njerëzit ngurrojnë të vaksinohen. Një apel të fortë ka lëshuar më parë edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili “u shpalli luftë” personave të njohur si lëvizje “no vax” (kundër vaksinës), transmeton Ap, përcjell Albinfo.ch.
Por, e njëjta qasje nuk është në Kosovë, ku pavarësisht se shifra nuk është shumë më e madhe, ajo renditet si e para në rajon për të vaksinuarit.
Është 50% e popullatës kosovare, e cila ka marrë të paktën një dozë kundër COVID. 44%, janë të vaksinuar plotësisht.
Në shifra të ngjashme është edhe Serbia, me 48% të vaksinuar me një dozë dhe 47% plotësisht. Mali i zi shkon në shifrat e 45%. Ndërsa, Maqedonia e Veriut, në 40% me një dozë dhe 39% me të dyja. Pra, shifra shumë të ngjashme me Shqipërinë.
Jo për rastet
Një aspekt gjithsesi ku Shqipëria shfaqet shumë e fortë, është ai i rasteve të reja për milion banorë.
Shqipëria ka regjistruar në dy javët e fundit të vitit 113 raste ditore për milion banorë mesatarisht. I vetmi vend që e mposht, është Kosova, ku rastet e reja, thuajse nuk ekzistojnë më aspak.
Vetëm 7.62 për milion banorë, regjistrohen atje mesatarisht.
Maqedonia e Veriut shkon në thuajse 142 raste mesatare për milion banorë. Bosnjë dhe Hercegovina ndjek me 148.83. Serbia ngjitet më lart me 190 raste teksa rastet më të larta – thuajse stratosferike – regjistrohen në Mal të Zi, me 1 mijë e 116 për milion banorë.
Mesataret e vendeve ballkanike, përveç Malit të Zi, janë shumë të ulëta edhe nëse krahasohen me Evropën apo Bashkimin Evropian.
Ky i fundit është ngjitur në një incidencë prej 834 rastesh ditore për milion banorë mesatarisht. Evropa si kontinent, shkon në 737.
Vende si Franca, Italia apo Gjermania, po përballen sërish me një fluks shumë të lartë rastesh. Në Francë, një rast i ri konstatohet çdo sekondë, ku rekordi arriti deri në 200 mijë raste ditore.
Kjo gjë, pavarësisht thuajse dyfishit të vaksinimeve të kryera në Evropë.
Me mbi 2021 vdekje në vitin 2021, Shqipëria e mbyll kapitullin vjetor me një bilanc jo të mirë, por as deprimues, në shifrat e COVID.
Gjithsesi, aty ku duhet pasur më shumë vëmendje sipas ekspertëve, është respektimi i masave dhe vaksinimi.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor