Kosova
Kosova ka kapacitet për më shumë investime amerikane
Sipas të dhënave të fundit në Kosovë investimet e huaja llogariten në vlerën e 220 milionë eurove në vit, nga të cilat 25 milionë janë investime amerikane. Niveli i ulët i tyre lidhet me disa faktorë.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, rendit si arsye perceptimin e keq mbi Ballkanin në përgjithësi, situatën e korrupsionit si dhe punën e pamjaftueshme të Qeverisë së Kosovës për të reklamuar arritjet.
Nga ana tjetër, një grup anëtarësh të bordit të guvernatorëve të kësaj dhome shfrytëzuan takimet në Washington me përfaqësues të qeverisë e Kongresit, ndër ta senatorin Charles Grassley dhe ligjvënësin Eliot Engel, për t’i njohur me përparimin që ka shënuar vendi, në një përpjekje për të tërhequr më shumë investimeve amerikane në Kosovë.
Zeka thotë se duhet një veprim gjithëpërfshirës për të tërhequr investimet e huaja, të cilat mungojnë jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin. Sipas raportit vjetor të Bankës Botërore “Doing Bussines”, Kosova ka pësuar një rënie me 13 vende krahasuar me një vit më parë. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane i përkthen gjetjet në raport si stanjacion të ciklit të reformave për të përmirësuar edhe më tej klimën e biznesit në vend.
Po ashtu, ai thekson nevojën që qeveria e re e Kosovës të punojë për të ofruar më shumë lehtësira për bizneset e huaja, të forcojë zbatimin e ligjit si dhe imazhin e vendit përballë investitorëve, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane Ka gjithnjë e më pak vende parkimi në pesë qytetet më të mëdha zvicerane. Cyrihu, Bazel,...
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur