Zhvillim
Kosova josh investitorët zviceranë
Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila, tha se Zvicra mbetet mbështetësi më i madh i sektorit privat, ndërsa investimet e huaja nga ky vend janë në rritje
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës i inkurajuan të hënën afaristët nga Zvicra që të vijnë dhe të vizitojnë në Kosovë. Ata thanë se Kosova ofron kushte ideale për investime si nga aspekti legjislativ, po ashtu edhe fuqia punëtore, eksporti, taksat administrative dhe garancitë bankare.
Këto vlerësime u thanë në në një konferencë organizuar nga Qeveria e Kosovës, Ambasada e Zvicrës në Prishtinë, Iniciative Ekonomik për Kosovën (ECIKS) dhe nga Agjencia për Promovimin e Investimeve (IPAK).
Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila, tha se Zvicra mbetet mbështetësi më i madh i sektorit privat, ndërsa investimet e huaja nga ky vend janë në rritje.
“Në vitin 2012 investimet e huaja nga Zvicra janë rritur për 30 për qind, duke u bërë vendi i tretë më i madh sa i përket investimeve në Kosovë. Prandaj është shumë me rëndësi se investimet e Zvicrës të ngritën në Kosovë”, tha ministrja Kusari-Lila, duke u shprehur e kënaqur se vazhdimësia e bashkëpunimit me Zvicrën po vazhdon.
Ajo tha se Kosova ka marrëveshje për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve me Zvicrën, që shërben si garantues ligjor për çdo investitor nga vendi i tyre. Kusari – Lila përmendi sektorët e energjisë dhe minierave, bujqësisë, procesimit të ushqimit, drurit dhe metaleve si dhe një mori sektorësh tjerë me potencial të lartë për investitorët nga jashtë.
Ndërsa ambasadorja zvicerane në Kosovë, Krystyna Marty Lang tha se Kosova ka një qasje mike ndaj bizneseve dhe se është duke shënuar progres në prodhim.
“Siç e dini Zvicra është një partner që qëndron për një kohë të gjatë me Kosovën, e ka njohur Kosovën si shtet në 2008-ën. Po ashtu jemi duke e përkrahur për zhvillimin, tranzicionin, ekonominë, për bizneset po ashtu edhe për shoqëritë demokratike”, tha ajo.
Zvicra, sipas saj, ka marrë iniciativa të ndryshme ta fuqizoj ngritjen ekonomike, punësimin, demokracinë, sundimin e ligjit, po ashtu edhe për infrastrukturën publike.
“Të gjitha këto fusha ku ne kemi punuar dhe do të vazhdojmë. Siç e dini Zvicra e ka një strategji zhvillimore 2013 – 2016, ku ne do të qëndrojmë në këto sektore të cilat i përmenda”, tha ajo, duke u shpreh se vendin që ajo e përfaqëson e përkrah fuqishëm Kosovën në zbutjen e papunësisë dhe përmirësimin e mëtejmë të ambientit për të bërë biznes.
Në këtë konferencë kontribuuan edhe përfaqësuesit e IPAK-ut, ECIKS-it si dhe afaristë dhe avokatë ligjorë. Konferenca vazhdon edhe nesër me një ekskursion nëpër kompanitë ku kanë investuar afaristët nga Zvicra.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih