Zhvillim
Kosova-IFC, marrëveshje për investime
Projekti i IFC-së për ndihmë institucioneve kap shumën 1.8 milion dollarë amerikan dhe do të implementohet gjatë një periudhë dy vjeçare
Zëvendëskryeministrja kosovare për Ekonomi, Mimoza Kusari – Lila, nënshkroi të martën një marrëveshje bashkëpunimi me Jesper Kjaer, menaxher i Lartë i Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), që është pjesë e grupit të Bankës Botërore.
Kjo marrëveshje, sipas MTI-së, ka të bëjë me implementimin e projektit “Klima e Investimeve në Kosovë”, që do të implementohet nga IFC dhe do të ndihmoi institucionet e Kosovës me rreth 1.8 milionë dollarë, rreth politikave investuese dhe tërheqjen e investimeve të huaja.
Zëvendëskryeministrja Kusari – Lila tha se përmirësimi i ambientit të të bërit biznes dhe atij të investimeve është ndër prioritetet kryesore strategjike të qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Projekti, në thelb, do të ndihmojë qeverinë e Kosovës dhe institucionet e saja në përmirësimin e ambientit të investimeve dhe të bërit biznes në Kosovë duke ulur koston administrative të pajtueshmërisë (respektimit të ligjeve dhe rregullave), përmirësimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës”, tha Kusari-Lila.
Sipas saj, marrëveshja ulë barrën administrative të kryerjes së afarizmit në Kosovë, riorganizon procedurat administrative në sektorët kryesorë dhe përmirëson sistemin e regjistrimit të bizneseve.
Ky projekt, sipas zëvendëskryeministrja Kusari-Lila, do t’i shërbej objektivës së qeverisjes siç janë: ulja e burokracisë dhe rritjes së transparencës ne mes të bizneseve dhe qeverisë duke stimuluar dhe rritur interesin e investitorëve për Kosovën.
Në anën tjetër, Jesper Kjaer, Menaxher i Lartë i IFC-së, tha se Kosova është prioritet i IFC-së dhe se qëllimi kryesor i tyre, mbetet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës në Kosovë.
Ai elaboroi në detaje rëndësinë e kësaj marrëveshje duke e cilësuar si tejet të rëndësishme për Kosovën. Kosova është bërë anëtare e Bankës Botërore nga vitin 2009.
Republika e Kosovës dhe Banka Botërore, kanë bashkëpunuar ngushtë në disa fusha dhe sektor si në arsim, shëndetësi, administratë publike, infrastrukturë, sektorin financiar dhe atë privat, bujqësi, menaxhim të ambientit dhe resurseve natyrore, dhe ambientit të investimeve dhe të bërit biznes.
Projekti i IFC-së për ndihmë institucioneve kap shumën 1.8 milion dollarë amerikan dhe do të implementohet gjatë një periudhë dy vjeçare. Edhe Qeveria e Kosovës do të kontribuoi në këtë projekt me 100 mijë dollarë amerikan.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih