CH-Ballkani

“Kosova ideas” prezanton në Cyrih projektet e realizuara në Kosovë

Albinfo.ch, në partneritet me platformën ‘Kosovaideas’ ka organizuar në Zürich një seancë prezantimi të platformës ‘Kosovaideas’ që mbështet, duke promovuar, me dhjetëra projekte me karakter inovues dhe në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës.

„Kosova ideas“ sjellë në Kosovë një formë të re të financimit të projekteve që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit.

Në organizim të Albinfo.ch pesë panelistë të fushave të ndryshme kanë sjellë para një audience të gjerë në Cyrih përvojat e tyre të angazhimit në projekte që kanë të bëjnë me Kosovën.

Georg Fankhauser

Një formë e re e realizimit të projekteve kulturore e sociale po gjen zbatim në Kosovë përmes organizatës joqeveritare „Kosova ideas“.

Themeluesi i saj, zvicerani Georg Fankhauser, ka bërë një paraqitje të gjerë të platformës së tij që lidhet me mbështetjen e disa projekteve në Kosovë duke ofruar shembuj si diaspora shqiptare mund të involvohet përmes kësaj metode në favor të zhvillimit të vendit.

Krahas shumë shembujve, Fankhauser ka thënë që është i fascinuar me numrin e lartë të shumave të parave që dërgon diapora në Kosovë.

„Nuk dua të përmënd shifra, pos njërit që kam lexuar ku thuhet se diaspora në mbarë botën 759 milion euro në Kosovë i dërgon dhe 20 përqind prej tyre që përbën afërsisht 150 milion shkojnë nga Zvicra. Ju e dini se shumë prej tyre shkojnë per konsum, por nëse ne prej këtyre 150 milionëve do të ndanim 1 përqind për financim të projekteve nga ku do të ngrihej diçka, do të kishim dhjetë herë më shumë realizime të projekteve seç kemi arritur deri më tani me platformën  „Kosova ideas“ të lëvizim“, vlerësoi Georg Fankhauser.

Bashkim Iseni dhe Ermira Ljutvija nga albinfo.ch

Nisur nga kjo e dhënë, platforma „Kosova ideas“ që mbështet projekte sipas formës Crowdfunding apo financues participues për projekte inovuese në Kosovë, ka shpalosur të enjten në Cyrih përmes panelistëve pjesëmarrës projektet që po gjejnë zbatim në Kosovë.

Prezantimin e ka bërë të mundur platforma albinfo.ch në Zvicër, ndërsa debatin e kanë udhëhequr drejtori i albinfo.ch Bashkim Iseni dhe gazetarja Ermira Ljutfija.

“Kosova ideas” është një organizatë joqeveritare që mbështet projektet që synojnë ta bëjnë Kosovën vend më të mirë për të jetuar në të. „Kosova ideas“ i ndihmon artistët, aktivistët social dhe ambientalistët për t’i realizuar projektet e tyre në Kosovë. Ajo është platforma e parë e ‘crowdfunding’ e cila është kryesisht e përkushtuar në projekte të artit dhe kulturës që realizohen në Kosovë dhe për Kosovën.

Georg Fankhauser formësoi vizionin e KOSOVA ideas duke qenë i frymëzuar nga përvoja tetëvjeçare në Kosovë me projekte motivuese së bashku me bashkëshorten e tij dhe fondacionin e tyre të përbashkët muzikor Stiftung Pirolo.

Diana Nokaj

Diana Nokaj ka prezantuar angazhimin e “Kosova ideas” dhe shtrirjen e saj në disa qytete të Kosovës.  Ajo ju ka bërë ftesë qytetarëve të Kosovës që kanë projekte, të mos hezitojnë që të lajmërohen në „Kosova ideas“.

„Nuk është turp nëse keni një projekt për të ndihmuar komunitetin të vini tek ne“, ka thënë koordinatirja e projekteve, Diana Nokaj, në një parqitje të gjerë informative mbi punën dhe shtrirjen e platformës „Kosova ideas“.

Shembullin e një angazhimi të sukseshëm në Kosovë kanë sjellur Njomza Dragusha me projektin Termokiss në Prishtinë dhe Sheshi festiv në Mitrovicë projekt i  Arben Ademit, drejtues i dy projekteve të suksesshme.

Arben Ademi

Termokiss-i është një qendër e drejtuar nga komuniteti në Prishtinë me mision këmbimin urban dhe civil, reflektimin dhe ndryshimin.

Njomza Dragusha

„Gjithçka ka filluar në verë të vitit 2016 kur jemi mbledhur së bashku 45 vullnetarë për të rivitalizuar një ndërtesë të braktisur me qëllim që të fuqizojmë të rinjët në Prishtinë. Gjatë këtij procesi me shumë punë të zellshme i përçuam një mesazh të fuqishëm qytetarëve të Kosovës, iu dëshmuam se sa shumë mund të arrijmë së bashku kur besojmë në vizionin tonë. Rivitalizimi i hapësirës na dërgoi drejt krijimit të qendrës së parë shoqërore në Kosovë që udhëhiqet nga komuniteti, të cilën e quajtëm Termokiss“, ka thënë Njomza Dragusha, anëtare e ekipit administrues.

albinfo.ch

Anëtarët tanë janë vullnetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme të cilët mblidhen shumë herë gjatë javës me qëllim që të përmirësojnë kushtet e hapësirës dhe të forcojnë ndjenjën e komunitetit.

albinfo.ch
albinfo.ch

Kurse themeluesi i “CH Albanian Professionals”, Amir Rushiti ka folur në cilësinë e ekspertit të informatikës për rrjetëzimin e profesionistëve përmes një Networku nga ku të interesuarit mund të shkëmbejnë përvojat rreth realizimit të ideve që kanë.

albinfo.ch

Në fund panelistët dhe të interesuarit janë ftuar nga gazetarja Ermira Ljutvija dhe drejtori i albinfos, Bashkim Iseni, të cilët kanë udhëhqur debatin në një bashkëbisedim rasti në koktejin e shtruar nga platforma albinfo.ch

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch 

Foto: Leonora Elshani-Murati