Kosova
Kosova i refuzoi, në Maqedoni arrijnë 200 mijë vaksina kineze
Në Maqedoninë e Veriut sot kanë mbërritur 200 mijë vaksina kundër sëmundjes COVID-19, të prodhuesit kinez “Sinofarm”, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe ambasadori kinez Xhao Sung, kishin dalë për të pritur dërgesën në aeroportin e Shkupit, tha se vaksinimi masiv do të nisë të martën në Shkup dhe në gjashtë qytete të tjera.
Sipas tij, në ditë pritet të vaksinohen mes 10 dhe 15 mijë persona.
“Gjithçka po shkon sipas parashikimeve dhe vaksinat po shpërndahen në mënyrë korrekte, sipas strategjisë së hartuar”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Vaksina “Sinofarm” jepet në dy doza dhe ndryshe nga vaksina “Pfizer”, e cila duhet të ruhet në -70 gradë Celsius, vaksina kineze mund të ruhet edhe në një frigorifer të zakonshëm.
Ministri i Shëndetësisë tha se së shpejti pritet të arrijë edhe një dërgesë prej 500 mijë vaksinave “Sinovak”, rreth 100 doza “Sinofarm”, si dhe 26 mijë të tjera nga “Pfizer”.
Në Maqedoninë e Veriut deri të premten janë vaksinuar rreth 59 mijë persona, ndërsa mbi 207 mijë janë paraqitur për vaksinim.
Tani dy javë Maqedonia e Veriut shënon ulje të numrit të të infektuarve, ndërsa me vendim të qeverisë janë miratuar edhe disa masa lehtësuese, duke lejuar edhe punën e sektorit të gastronomisë në ambientet e hapura, ndërsa është shkurtuar edhe ora policore, shkruan REL-i.
Sa u takon të infektuarve dhe viktimave, deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë mbi 700 mijë teste dhe mbi 151 mijë janë diagnostikuar me COVID-19, prej tyre mbi 132 mijë janë shëruar, rreth 15 mijë janë ende aktivë, ndërsa 4.818 persona e kanë humbur jetën.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës