Kosova

Kosova i konsideron me ‘rrezikshmëri të lartë’ Gjermaninë, Austrinë dhe Francën

Këto janë 24 shtetet, të cilat Kosova i konsideron me 'rrezikshmëri të lartë'

Shtetet, të cilat aktualisht Republika e Kosovës i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me Covid 19 janë rritur për nga numri. Gjermania, Danimarka dhe disa shtete tjera janë shtuar në listen e rrezikut të Covid-19.

Pjesë e listës tashmë është Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjikë, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni, Portugalia dhe Bullgaria, shkruan albinfo.ch.

Të gjithë qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qendrojnë 7 ditë në vetizolim. /Albinfo.ch