Kosova
Kosova hyn në fazën e dytë të lehtësimit të masave
Nga sot Republika e Kosovës hyn në fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër koronavirusit COVID-19.
Sipas njoftimit, thuhet se në fazën e dytë parashihet të rihapen floktarët dhe sallonet e bukurisë, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregjet e gjelbërta, restorantet dhe kafenetë me sistemin e sportelit, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike me lista të stafit esencial si dhe hapja e galerive dhe muzeve.
Po ashtu, qytetarët do të vazhdojnë të dalin dy herë në ditë, nga 2 orë, sipas shifrës së parafundit në numrin e kartës së identitetit.
Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se faza e dytë nënkupton hapje edhe më të madhe të ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe lëvizje të shtuar të qytetarëve, e që nënkupton edhe mundësi më të madhe të infektimit. Prandaj, sipas tij, duhet ta shtohet dyfish kujdesin.
Gjithashtu ai ka theksuar se bashkë me kalimin në fazën e dytë lehtësuese, nga sot do të ketë një plan mobiliteti me më shumë policë, me më shumë vullnetarë e më shumë inspektorë në terren.
Kryeministri Kurti ka theksuar po ashtu se deri më 25 maj do të përcillet me kujdes lakorja e të infektuarve, ndërsa nëse do të rritet numri i të infektuarve, atëherë duhet të kthehemi prapa dhe kjo do të ishte vërtet zhgënjyese pas këtij suksesi që kemi bërë.
Faza e tretë dhe e fundit nga këto masa lehtësuese që parashihet të zbatohet, do të fillojë më 2 qershor deri në një vendim të radhës dhe do të përfshijë hapjen e transportit urban dhe ndërurban, taksitë, restoranet dhe kafenetë, provimet ne arsimin e lartë, testin e maturës dhe arritshmërisë, hapjen e kinemave, hapjen e teatrove, si dhe hapjen selektive të aktiviteteve sportive.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?