Lajme
Kosova humb rreth 6 milionë euro në ditë për shkak të pandemisë
Ekonomia e Kosovës do të humbë deri në 500 milionë euro si pasojë e pandemisë me COVID-19
Kështu ka thënë ministri i Ekonomisë në Qeverinë në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për radion “Evropa e Lirë”.
Sipas tij, pakoja për rimëkëmbjen e ekonomisë pasi të kalojë pandemia do të jetë rreth 1 miliard euro, e cila do të jetë e shpërndarë në disa fusha. Bislimi thotë se problemi më i madh për Qeverinë do të jetë marrja e mbështetjes nga Parlamenti, duke marrë parasysh krizën politike që ka hyrë vendi që nga koha e mocionit për shkarkimin e Qeverisë. Sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, buxheti i Kosovës do të ketë 200 milionë euro më pak këtë vit si pasojë e pandemisë.
“Dëmet ekonomike në tërësi ende nuk dihen, pasi pandemia nuk ka përfunduar. Por ajo që dihet deri më tani është se përafërsisht në baza ditore pandemia shtetit të Kosovës i ka kushtuar rreth 6 milionë euro. Nëse këto shumëzohen me 50 ditë deri tash që kemi pasur pandemi, i bie që në total kemi humbur në prodhim rreth 300 milionë euro. Të shtojmë këtu edhe ato që mund të humbën edhe gjatë muajit maj, derisa ekonomia plotësisht të kthehet në kapacitete të plota, i bie që në tërësi mund të humbë 450 – 500 milionë euro. Në rast se pastaj ecim më ritën normal pjesën tjetër të vitit”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën









