Lajme

Kosova humb miliona nga keqpërdoruesit e pensioneve

Ministri Arban Abrashi tha se së shpejti këtyre pensionistëve që jetojnë jashtë territorit të Kosovës do t’u ndalet pensioni, me ndryshimin e ligjit të ri

 

Pensionistët që jetojnë jashtë Kosovës janë duke i shkaktuar humbje milionëshe buxhetit të Kosovës, konsideron ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Ai tha se së shpejti këtyre pensionistëve që jetojnë jashtë territorit të Kosovës do t’u ndalet pensioni, me ndryshimin e ligjit të ri.

Abrashi ka ka treguar se me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale parashihen kritere të reja që kanë të bëjnë me vendbanimin e përhershëm dhe parandalimin e keqpërdorimeve të pensioneve.

Aa ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se keqpërdoruesit më të mëdhenj janë ata që jetojnë jashtë vendit, që janë të paraqitur si banorë të përhershëm të Kosovës. “jemi në dijeni se një numër i madh i tyre janë paraqitur si banorë të Kosovës, e në anën tjetër jetojnë jashtë vendit”, deklaroi ai.

Dëmet që ata ia shkaktojnë buxhetit të Kosovës, sipas Abrashit, janë disa milionë euro. Sipas Abrashit, me Projektligjin e ri përcaktohen edhe kritere të reja që parandalojnë këto keqpërdorime, ku parashikohen edhe vizita të shpeshta nga zyrtarët në adresën ku paraqitet pensionisti.