Kosova

Kosova hap ambasadë në Katar

Kosova tashmë do ta ketë ambasadën e vet edhe në Katar, përcjell albinfo.ch.

Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Twitter.

Pacolli po ashtu ka njoftuar se ambasada do të jetë në funksion javët në vijim.

“Kosova ka hapur ambasadë në Doha, Katar, që do të funksionalizohet në javët në vijim, për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve. I jam mirënjohës Katarit për mbështetjen që i ka dhënë ambasadës dhe Kosovës si një mik i afërt dhe partner”, është shprehur Pacolli në Twitter.