Lajme

Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës

Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë

Kosova në hendboll në konkurrencë të meshkujve në fillim të vitit 2025 do të paraqitet në turneun prestigjioz “Yellow Cup” që mbahet në Winterthur të Zvicrës.

Të premten, më 3 janar prej orës 20:30, Kosova luan ndaj Holandës, me të cilën barazuam në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve.

Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë. Ndërkohë të dielën prej orës 14:30 është ndeshja Itali – Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Është ky edicioni i 51-të i turneut “Yellow Cup”.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bujar Qerimi, të hënën ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar. Kosovës i mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm, pivoti Kastriot Jupa dhe aloja Kushtrim Ninaj. Të dy janë të lënduar.

Grumbullimi bëhet më 2 janar në Winterthur.

Shpallet lista e Kosovës për “Yellow Cup”, mungojnë Jupa e Ninaj