Integrimi
“Kosova” fiton kupën austriake për integrim
"Turniri ishte fer”. Me këtë aludohet sidomos për ndeshjen e Kosovës kundër Serbisë, e cila rrodhi në korrektësi të plotë
Ekipi i futbollit “Kosova” ka fituar vendin e parë dhe kupën në turnirin “Casinos Austria Integrationsfussball WM” në Baden, me fitoren e qartë 3:0 në finale kundër ekipit të hungarezëve. Shikuar nga rrjedha e lojës, ky rezultat mund të ishte akoma më i thellë. Kapiteni Agim Gashi në minutën e fundit ka qëlluar portën nga një distancë e shkurtë por ka dështuar ta rriste rezultatin në 4:0.
“Kryesore është fitorja”, thotë i gëzuar Gashi, i cili duke qenë filozof i diplomuar, përbën një raritet në futbollin austriak. “Dhe po ashtu me rëndësi është se turniri ishte fer”. Në këtë pikë aludohet sidomos në ndeshjen e Kosovës kundër Serbisë, e cila rrodhi në korrektësi të plotë.
Gashi dhe këshilltarja Ranka Savic kishin përgatitur mirë ekipet e tyre, ndërsa filozofi shqiptar argumenton në mënyrë bindëse se “ndryshe do t`i bartja me dorën time lojtarët e mi nga fusha”.
Dy ekipet më të mira shkojnë në finalen e Austrisë.
Turniri “Casinos…” është themeluar në vitin 2006 në Salzburg. Me 1500 pjesëmarrës ai sot është njeri ndër turniret dhe projektet integruese më të mëdhenj në vend, shkruan regionews.at.
Presidenti i shtetit, Heinz Fischer, sekretari për integrim Sebastian Kurz madje ehdhe sekretariati gjeneral i OKB-së kanë shprehur fjalë falënderimi për turnirin.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës